Ditëlindja e Shkrelit

Me 10 shkurt 1938, në Shkrel të Rugovës, leu poeti Azem Shkreli. Për poetë si Shkreli duhet kujtue vetëm datëlindja, sepse shkrimtarë të tillë nuk vdesin kurrë…

Qe një poezi nga Azem Shkreli:

Çka mësova unë

(kangë gegnisht)

Me u ra tërthoreve në trup
Me ndie andjet tue lehë
Me ra mbas xixave n’pup
Me u ndejtë dhimbjeve n’teh
Me shkel prajshem n’për tokë
N’venë t’fjalëve mos me u deh’
Me i ndreqë muret me kokë
Me thanë fat kobi ku je
Mos me dashtë ngushëllim
Me folë pa hile me mikun
M’u varë n’çengelin tem
Me ndezë kandila të fikun
Me i venë vetimet në sy
Me matë me dorë në zemër
Me gjerbë e mos me pështy
Me prekë Akilin në themër
Ndër sqota mos me u mekë
Me dashtë si me vdekë
Me vdekë si me lujtë

Le përgjigje