Dorëshkrime shqip me germa arabe

Një artikull shumë interesant i Lumo Skëndos për dorëshkrimet shqipe me germa të osmanishtes të shkrueme prej Hafëz Ali Ulqinakut. Dorëshkrimi i parë ka 191 faqe, dorëshkrimi i dytë ka 435 faqe dhe dorëshkrimi i tretë ka 133 faqe. Afërsisht, në këto tekste, kemi kemi diku rreth 20 mijë fjalë. Një punë shumë me vlerë prej kësaj trashëgimie.

Këto tekste i ka sjellë Hamdi Bushati nga Lezha, ku jetonte dhe i runte në atë kohë i biri i Hafëz Ali Ulqinakut. Jam shumë kureshtar me dijtë se a janë rujtë dikund këto dorëshkrime.

Shkarko artikullin në formatin PDF (2.9 MB)

Nga Agim Morina

Gjuhëtar, artist, poet, dhe mësues shqiptar nga Prizreni. I mërguar në Londër prej viteve 1990. Përkrah Shqipen e Përbashkët me paskajore gege dhe me R-në toske.