Humor me Ballkanin: Macedonia vs. Albania

Një mik ma dërgoi një skeç për Ballkanin. Një maqedon në njërën anë të rrugës dhe një shqiptar matajnë kanë secili restorante me kuzhinën e vendit të vet. Dallimet nuk janë dhe aq të mëdha. Por mosdurimi ndaj njëri-tjetrit bën që dy konkurrentët ballkanas të mos pranojnë kurrfarë ngjashmërie në ushqimet që gatuajnë.

Videoja e postuar në YouTube është shkëputë nga shou amerikan Key & Peele. Flamuri shqiptar shfaqet me yllin e komunizmit, ani pse skeçi vërehet se është realizu së voni. Kurse mospërkimet tjera faktike po ua lë t’i shihni vetë. Mos t’ia humbim vlerën humorit.

Nga

Plisi

Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.

Le përgjigje