Të martuem me grue

Mbasi ka pase hi Partia, n’gjykatë n’Baram Curr, pe dvetke gjykatësi nji malsor qe e kishin pru t’pandehun:

— Sa vjeç je?
— A ùn â? — i thotë Malsori.
— Jo, une! — ia pret tanë ironi gjykatësi.
— Ti a?! Shazoten kshtu tek je i majtun e nuk jep, se nuk t’ka thye puna e randë, po nja 60 e kusur mythë i ke kur t’duesh!
— Pusho, të thashë, — kërcënon gjykatësi dhe vazhdoi duke e dvetë: A je i martuem?
— Po, me nji grue, — gjegjet malsori.
— Po me nji grue, pse çka? A di kand të martuem me burrë â? — u zgërdhi gjykatësi plot ironi.
— Po shazoten, e di. Motra jeme! — tha malsori.

Nga Ilir Seci

I diplomuem për gjuhë e letërsi në Shkodër, Iliri ka qenë gazetar i Rilindjes së Prishtinës kur dilte në Tiranë. Sot asht mërgimtar i yni në Nju-Jork, ku merret me biznes dhe shkruen për shqiptarinë.