Mos ma pi ujtë e Kelmênit

Mos pi tâmël se e kém’ për fmijë.
Mos pi shfepc, s’jé jahudí.
Mâ vênë t’kuqe si katalikt;
mâ vênë t’bardhë si munafikt!
Mos pi visk’ si I. Rugova –
zjermi t’pret, mos thuej st’kallxova.

Mos pi dhallë se â për pleq,
as ashav a ç’pijnë zezeqt.
Mos pi shlivkë si Mirko Gashi,
mos ngjyej n’cik a n’tlyen dashi.
Voj’ i ullinit, nêma e Junanit,
zejtini n’shishë, njersë e shejtanit.

M’bozë e m’shprica t’shehërlive,
pshtyj ‘stikfár, për yrnek t’rijve.
M’sprek mashtrap prej Amerike –
turli smujë qi ia shkon side.
Smirnof Ajsi, ujë për kurvní
‘shkinav t’Prishtinsë, kudrav n’Sërbi.

M’spi çaj rusi, e pijnë llapjant;
mos shti n’gojë ça shtijnë gjermânt.
Mos e çel qat baravnicë;
rueja t’smutit t’shtrimë n’bollnicë.
Seváp âsht, s’kje ça m’u gutë;
cok ta kthejnë kur t’smuhen t’tutë.

Ujtë e Batllavsë po del i verdhë,
me thasë masont xehër kan derdhë.
Për rasoj nuk dij ça t’thom,
po n’kohë vere, lakna s’qinron.
Dimnit, lukthi nuk ta banë;
era e keqe kryet ta danë.

Kângä’ rakija me meze mishi,
aheng sehiresh qi bân dërvishi.
As shërbetin mos bâ’ m’e pí,
e kan çpikë hoxhtë bidatçij.
Káfe n’akshâm çferrin qatà
qi s’duen me ní azan n’sabah.

Mlidhe mênen, panjâ-padý:
ujtë e Zemzemit, mehlem për tý!

Lexoje dhe anglisht

Nga

Getoar Mjeku

Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

5 mendime për “Mos ma pi ujtë e Kelmênit”

    1. Vjersha është satirë. E shkrova si reagim ndaj deputetit kosovar Gëzim Kelmendi, i cili sivjet bani thirrje me i bojkotu pijet e Coca-Colës, sepse kjo kompani gjoja po e mbështetka shtetin e Izraelit kundër palestinezëve. Deputeti Kelmendi është antar i një partie islamiste. Kurse ti pi çka të dojë loçka e zemrës, veç kujdes shëndetin! 😉

      Gjithashtu: Gratë shtatzana nuk duhet të pijnë alkohol kurrsesi, sidomos në fillim të shtatzanisë, nëse duan me lindë fëmijë të shëndoshë.

Le përgjigje