Neutral ndaj statusit

Nji dost të moçëm e pashë,
e pyeta, “A po më njeh?”
“Eh, unë jam neutrallno.
A nuk je kah e sheh?”

Shkova deri në bankë,
me kqyrë për kredi:
përgjigjja neutrallno
për kerr e për shpi.

Dhe me gazdën fola,
për me vazhdue qiranë:
“Neutrallno, ‘sha Zotin,
xhevapin ta kam dhanë.”

Motrës beqareshë
barku iu kish rritë;
por krejt ish neutrallno,
veç s’e kisha dijtë.

Të dashurën e veta,
“Lali, a më do?”
“S’mund zemëroj të tjerët,”
tha, “jam neutrallno.”

(3 shtator 2013)

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.