Ti e Prishtina

Hyjnesha në fron (Merita Koçi, 2015)
Hyjnesha në fron (Merita Koçi, 2015)

Ecshe rrugës si sorkadhe
me nxitim qandej kah Qafa
e qafa jote hije bante
gjithandej kah qitshe hapa

Mbi Kurriz seç më mahniti
beli yt nyjë n’sahat zalli
tue e kthy kryet kah shpina jote
Ora n’urë krahët i ndali

Flokun tand, ar të dallgëzumë
lehtë e tunde, e valëvite
telefonit valët m’ia ndale
PTK-së tek iu avyte

Qëlloi koha e provimev’
veç me t’pa dolën n’dritare
madje vajzat, le ma djemtë
në kampus shtegun kur çave

Muzgu ra, qielli u purpur
Bregu i Diellit u terru
por tenalt ti sa u ngjite
sytë e verdhë t’zunë me rrezu

Foto: Hyjnesha në fron, nga Merita Koçi, 4.10.2015 (licencë: CC BY-SA 4.0)

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.