Tekst kange: «Ti je moj dardane»

Moj e vogël në lendinë: Dije, moj tarnanane
(kangë shkodrane, me përshtatje të vogël)

Moj e vogël, dushe, moj në lendinë
hajde moj, në lendinë
Bishtalecat, vashe, moj lshu mbi shpinë
hajde sa bukur të rrijnë

Ti je moj dardane
belin e hollë moj ma ke (2x)
Aman-e, e bukur je
Aman-e, ashtu si m’je

Moj e vogël, dushe, moj, nêjë në bjeshkë
bukur moj kenke zeshkë
Hajde dushe, xhanëm, sa e mirë je
shoqe ti moj nuk ke

Ti je moj dardane
synin e zi moj ma ke (2x)
Aman-e, sa e bukur je
Aman-e, shoqe nuk ke

Moj e vogël, dushe, nën qershi
hajde sa bukuri
Vetullën, moj dushe, si gajtan
hije mori të ban

Ti je moj dardane
faqet si mollë moj m’i ke (2x)
Aman-e, të kuqe m’i ke
Aman-e, si nuse je

Qe dhe kanga, ndërpretu prej artistes së madhe Naile Hoxha:

Më duket se kangën «Dije, moj tarnanane» veç e kanë këndu si «Dije, moj dardane» ose «Ti je moj dardane» shum ma heret. Kështu që s’un pretendoj autorsi mbi kët përshtatje. Por po e ndaj tekstin me ju miq, që edhe ju t’ia shtoni kët ngjyrim atdhetar kësaj kange lirike.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.