Thanas Moraiti – mjeshtër i kangëve arbërore

Thanas MORAITI (Thanassis Moraitis) lindi në katundin Vagia të Tebës (Greqi). Studioi shkencat politike dhe muzikën në Universitetin Patnion të Athinës. Me 1988, në bashkëpunim me Dhimitër Lekën (Demetrios Lekkas) e me ndihmën dhe bashkëpunimin e Aristid Kolës e të aktores së famshme arbërore, Irena (Lejleku) Papas, nxori albumin e dyfishtë Këngë arbërore (Arvanitic Songs), e cila doli në treg prap me 1995 dhe 2002.

Me 1997 formoi një kuintet të përziem me instrumente klasike të qujtun ‘Bukurana’. Aj asht një nga emnat ma të ndritun të muzikës arbërore në Greqi dhe ka dhjetëvjetësha të tanë që punon në rujtjen dhe kultivimin e kangëve arbërore!

Th. Moraiti i zbulon, i rikompozon dhe i këndon kangët ndër ma të bukurat shqiptare!

Disa kangë nga album i vitit 1988 (1995 e 2002), secila ma e mirë se tjetra:

‘Kljani trima kljani gjith me lotë’

‘Gjorg Maleshi me dy gra’ (Gjorg Maleshi asht gjyshi i Aristid Kolës)

‘Manushaqja’

‘Ljiçe, moj, Ljiçe’

‘Themë bilje pse u marepse’

‘Tej nga mali’

‘Çajta vucënë moj mëmë’

‘Një vajzë një kopilje’

‘Ra kambana e Papandisë’

‘Do ta pres koçidhetë (gërshetat)’

‘Tre pamporë u ngrenë e vanë’

‘Konstandini i vogëlith’

‘Ejani këndoni’

‘I bukuri Strigar’

‘Ty vasharelje’

‘Oj More, oj Arbëri’

‘Moj e bukura More’ (me video)

‘Eja shpirt vallëzo Marigo’

Nga

Agim Morina

Agim Morina

Gjuhëtar, artist, poet, dhe mësues shqiptar nga Prizreni. I mërguar në Londër prej viteve 1990. Përkrah Shqipen e Përbashkët me paskajore gege dhe me R-në toske.

Le përgjigje