Urimet e Harushës

Kët të hanë, më 8 shkurt 2016, i bjen Viti i Ri Kinez. Ta kremtojmë me vargjet e Mark Krasniqit:

Harusha e unshme
n’telegram t’vet
bletën e vogël
e përshëndet:

«Ditën e natën po e kaloj n’gjum
n’kët shpellë të gurit me andrra shum.
Ty bletë e dashtun t’kujtoj gjithnji, —
t’dërgoj urime për kët Vjet t’ri
dhe t’fala t’flakta me nji dëshirë —
që me mjaltë hojet t’i mbushish mirë.
S’po e çoj ma gjatë se edhe smunë jam —
po më dhemb barku, s’mund t’mbahem n’kambë
Porsa t’shtrëngohem te ti do t’vij
m’e mbushë me mjaltë nji qyp të zi,
ilaç ma t’mirë — thonë — nuk ka për mue,
kët dimën n’mujsha k’shtu m’e kalue.
Rrnofsh ti moj bletë, pra, sa mali e fusha!
T’përshëndet e t’don
e jotja —
Harusha»

Mark Krasniqi, «Urime për Vjetin e Ri», Posta e porositun.

E falënderoj dostin Freskim Musliu që ma rikujtoi kët vepër kaq të kandshme të vjershëtarit dhe akademikut tonë, i cili ndërroi jetë verën e kalueme.

Nga

Getoar Mjeku

Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avokat prej Prishtine të Dardanisë. Banon në Teksas, por s'ka allti të veten. Shkrun për shqiptarët, gjuhën, historinë, e politikën. Lexon çkamos. Ndihmon me mirëmbajtë sajtin për shqiptari, Plisi.org.

Le përgjigje