Kritikë klasifikimit të foljeve në Gramatikën e Akademisë (AShASh)

Shumica e studiuesve të shqipes pajtohen se klasifikimi i foljeve shqipe në zgjedhime ka qenë dhe ka mbetë një nga problemet ma të mëdha të gramatikëhartuesve të shqipes. Këtë e thonë, ndër të tjerë, edhe Selman Riza, Fatmir Agalliu, Tomor Osmani, Rami Memushaj etj. të cilët janë marrë me këtë problem. Edhe studiuesi, Shaban Demiraj, megjithëse ka bë një varg përpjekjesh për me gjetë një zgjidhje të qëndrushme që nga viti 1967 (me dispensën e tij), e tue vazhdu me artikullin kushtu klasifikimit me 1969, masandej me Gramatikën e Akademisë 1976, e deri sot nuk arrijti, prore, me dhënë një …