G dhe L, dy rrymat

Përpara sesa ta fillojmë shqyrtimin e standardit, na duhet nji arsye e qëndrueshme. Pra, nji politikë gjuhësore. E politika gjuhësore e don nji vektor orientimi, pra përgjegjen për pyetjen “pse po çohemi me e shqyrtu standardin”.

Përfaqësuesit e nji rryme tashmë t’etabluar, pavarësisht se si, kur, prej kujt e tek do pyesin kështu. Për këtë rrymë interesi, gjithçka po funksionon si duhet. Kjo rrymë interesi e sheh realitetin gjuhësor me frikën se rryma tjetër (që emërtohet shpeshherë “gegnisht”) po mundohet me tërheqë, në thelb, më shum pushtet vendimmarrës për veten. Sapo të shkruajmë diçka që ndez alarmin “gegnisht” te rryma …