Flamuri shqiptar në vepra të Rilindjes Evropiane

Këto ditë, Muzeu Metropolitan në New York po bën një ekspozitë të rrallë me veprat e artistit flamand Pieter Coecke van Aelst (1502–1550). Ngjarje e madhe në botën e arteve figurative kjo, sepse janë shfaqur nëntëmbëdhjetë tapete të famshme dhe tridhjetë piktura dhe vizatime nga mjeshtri i madh që ka frymëzuar artin e Rilindjes në Evropën Veriore!

Ekspozita do qëndrojë hapur deri më 4 janar, dhe e veçanta e saj janë mu tapetet—të sjella nga muzeumet e Madridit, Seviljes, Vjenës, Këlnit, Parisit e Romës. Kjo është hera e parë që tapetet shfaqen bashkërisht në një galeri të vetme. Kurse pikturat …

Të martuem me grue

Mbasi ka pase hi Partia, n’gjykatë n’Baram Curr, pe dvetke gjykatësi nji malsor qe e kishin pru t’pandehun:

— Sa vjeç je? — A ùn â? — i thotë Malsori. — Jo, une! — ia pret tanë ironi gjykatësi. — Ti a?! Shazoten kshtu tek je i majtun e nuk jep, se nuk t’ka thye puna e randë, po nja 60 e kusur mythë i ke kur t’duesh! — Pusho, të thashë, — kërcënon gjykatësi dhe vazhdoi duke e dvetë: A je i martuem? — Po, me nji grue, — gjegjet malsori. — Po me nji grue, pse çka? A …

Standardet e dyfishta të një shoqërie

Kur një verior vret – se ia kanë vra babën krejt pa faj dhe dorasi i ka paguar miliona gjykatës së korruptuar për ta shpallë të pafajshëm – shoqëria jonë ngarend me shpallë: “gjakmarrje primitive nga veriorët e pagdhendur.”

Nana e një malësori të tillë, që vret dikë për me marrë gjakun e babës së vrarë kot, nuk ka shans me dalë në konferencë shtypi krahas kryeministrit shqiptar! Nuk ka gjasë ajo nanë me fitue simpatinë e shqiptarëve nëpërmjet portretizimit që i bën në konferencë shtypi Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa kur Kostandin Xhuvani, çuni i një deputeteje socialiste, vret katër …

Rrethi vicioz i korrupsionit

Në vitin 2011, Kostandin Xhuvani – i biri i Luiza Xhuvanit, deputetes rilindase – vrau një njeri dhe u dënua me vetëm dy vjet burg. Atëherë, avokati, gjykatësi, prokurori, që të tre ranë dakord njëzëri që faji ishte i viktimës. Meqë viktima nuk ankohej dot, Kostandini u dënua simbolikisht me vetëm dy vjet burg për vrasje në një kohë që për mospagim të energjisë elektrike qeveria po kërcënon shtetasit me nga tri vjet burg.

Si përfundim, mbas dy vitesh, vrasësi Konstandin, i lënë i lirë që të vazhdojë Konstanten e Krimit, edhe njëherë ngriti pllakën e varrit të drejtësisë shqiptare …

Rrugë nëpër botë që mbajnë emrin e Shkodrës

Qyteti i lashtë i Shkodrës jo rastësisht e gëzon atë emër të madh që ka. Nami vjen nga shekujt, që nga koha e Agronit e Teutës e deri te Rrethimi i famshëm i Shkodrës, kur qyteti u bëri ballë osmanëve edhe për 15 vjet mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit – qëndresë që i dha edhe më shumë emër e lavdi kësaj qendre të lashtë e zulmëplotë!

Nga disa lexime dhe referenca historike u shtyva të bëj kërkime se në sa vendbanime të botës ka rrugë ose vende me emrin Shkodër?!

Shkodra njihet më shumë me emrin italian Scutari, dhe një …

Shkarkimi i Plasarit, lajm i keq për Shqipërinë

Në vitin 1925, Prof. Aleksandër Xhuvani botoi «Njohuritë e para të sintaksës shqipe», një kontribut i madh për gjuhësinë.

Për ta vlerësuar këtë studim nismëtar, i pari i kësaj natyre mbi gjuhën shqipe, kreu i shtetit shqiptar të asaj kohe, Ahmet Zogu, shpalli festë zyrtare, duke dhënë edhe një pritje me protokoll zyrtar. Prof. Xhuvanit iu dha një shpërblim financiar, me të cilin ai ndërtoi dy shtëpi – një në Tiranë dhe një në Elbasan! (Njërën nga ato shtëpi e kanë blerë mbas vitit 1991 Motrat e Urdhrit “Nënë Tereza.”)

M’u kujtua ky detaj historik, teksa po lexoja një lajm …

Bukuri nga Thethi

Ilir Seci ndan këto foto nga udhëtimi i tij në Theth dhe katunde tjera të trevës së Shalës.

Bjeshkët shqiptare nga avioni Pamje nga Boga Gardh në Bogë Gur kandi, simbol i pjellorisë Gur gjigand — A thue e ka sjellë këtu ndonji kreshnik? idilë Udhëtregues për në Theth Kisha e Thethit Kisha në Theth rranzë kreshtave malore Kreshtë malore Kullë në Theth Gjelbrim rreth shtëpisë, Theth Kulla e ngujimit, Theth Kullë shaljane Mbrendia e kullës Kulla, kati i parë Ahuri i kullës Guri i pjellorisë Thethi, mbasdite Thethi në buzëmbramje Theth, mbramje Tanëpamje nga Thora Lama e sanës Qafë-Thora…