Hetuesi me kapele republike

Nji ish i përndjekur politik që jetonte jashtë Shqipërisë vjen me pushime në Tiranë edhe hyn në një nga ato lokalet luksoze të qendrës me pi diçka. Hyn në lokal, ulet në një tavolinë dhe sheh rreth e rrotull lokalit… Lokal luksoz, taman për qejf, njerëz plot – dukej që kishte xhiro!

Po shihte rreth e rrotull lokalin ish i përndjekuri kur çka të shohë: në qoshe të lokalit krejt afër banakut ishte i ulun ish-hetuesi që e kish marrë në pyetje kur e kishin denu për politikë.

Kuptohet, sa e pa iu errën sytë ish të përndjekurit. Mendohet dhe …