Dita e gjuhës amtare

Gëzuar ditën e gjuhës amtare! Sigurisht me gjuhë amtare kuptojmë atë varietet që kemi nxënë të parin, arketipin tonë gjuhësor. Imi është e folmja e butë e Tiranës, nxënë si gjuhë amtare prej moma Fetit, të cilën dua ta kujtoj sot në këtë ditë se më ka dhënë leksionin e parë të Sociolinguistikës dhe ma ka dhënë në një kohë kur gjuhësia zyrtare ngulmonte në të kundërtën.

Po e kallxoj këtë leksion të saj.

Isha në klasë të dytë, diku nga viti 1978-79.

Erdha nga shkolla në shtëpi, u ndërrova, hoqa këpucët dhe vesha pupat e buta, hoqa pantallonat dhe …

Shqipe, o ashtë!

Ti kapton kufirin me Greqinë, futesh thellë gjer aty nga Preveza, dhe plot vendas ta kthejnë në shqip. E flasin shqipen ujë apo, siç thonë ata, flasin «shkipë» dhe ti i kupton fare mirë edhe pa qenë gjuhëtar.

Veçse kur i pyet «shqiptar je?», stepen e të thonë me murmurimë: «jo, e kam mësuar!».

Ndala njerën syresh që m’u gjegj kësisoj (e madje më tha se edhe «biltë e saj fjasën shkipë gjithë»), dhe i kallxova buzagaz:

«Nëno, dëgjo! Unë jam gjuhëtare. Ti flet me fjalë të vjetra tonat, të cilat tash s’ke nga t’i mësosh. Ti thua: biltë për …