1949: Greqia sulmon Shqipërinë

Sot mbushen 71 vjet nga epopeja e malit Gramoz, kur 36 kufitarë shqiptarë të izoluar mbrojtën gjithë ditën heroikisht kuotën 1309 nga më se 1100 ushtarë të rregullt të armatës greke.

Mësymja u ndihmua nga artileria greke dhe nga avionë …

Kur flet Albini, përfitojnë dhe kundërshtarët

Albin Kurti në protestë në pikë të dimnit 2013 (Foto: Agron Beqiri, CC-BY-SA-3.0)

Unë bëj pjesë ndër ata që mendojnë se Albin Kurti bën shumë mirë që jep intervista të shpeshta. Në mungesë të institucioneve, të cilat vonojnë pa fajin e tij, mediat mbeten një rrugë e komunikimit me publikun. Dhe publiku ka …

Fëmijë për botë

Djalë me biçikletë në Gjakovë (Fjollë Ramadani, 2018)

— Paskemi ba fëmijë për botë, mor bir. Nuk bahet ky vend. Këta që e kanë kapë, nuk shka­pen kurrë. Ka mbaru, ka marrë fund.

Plaku që më flet pi kafe dhe më shikon drejt në sy. Ai e plaka …

Kongresi i ndytë i shqiptarëve

Njëvjetori i Revolucionit Xhonturk dhe rikthimit të kushtetutës osmane (litografi greke)

Lodër më të turpshme se ky Kongres nuk mund të lozin xhon­turqit në kurrizin e shqip­tarëve. Kongresi u quajt shqiptar vetëm që të gënjehet bota.

Citati më lart për Kon­gre­sin është prej gazetës Die­lli nga federata Vatra e Ame­­ri­kës. Veçse …

Dhunimi i dytë i Srebrenicës

Gjenocidi në Srebrenicë u krye nga nacionalistë fetarë serbë, me bekimin e kishës kristiane serbe. Viktimë ishte popullsia më sekulariste atëbotë në Europë, boshnjakët. Islamizmi falso i përkujtimeve të sotme e shtrembëron këtë të vërtetë historike, e përbën dhunim të

Për përgjegjësinë e prindërve tanë

Pse more e kemi kaq zor të flasim për përgjegjësinë e prindërve tanë gjatë epokës totalitare?! A vërtet jemi aq bebe në tru, sa t’i shohim ende, edhe në moshë të shtyrë, prindërit tanë si totemë të pagabueshëm, a? Rritu …

Fjala dashuri

Ne që na pëlqen të shkruajmë poezi përmendim shpesh fjalën “dashuri” dhe tingëllojmë shpesh shuuumë romantikë. S’e kam fjalën për Charles Bukowskin dhe Enkeleda Ristanin, po për ne vdektarët e thjeshtë pra.

Por e vërteta është se poetëve …

Keq e ke, or Isë

Solidarizohem me të mbijetuarit në Kosovë që ndihen të fyer nga sharja “egërsira”, ajo na fyen të gjithëve, të madh e të vogël. I gjykoj njëherit shfaqjet e dhunës, e dëmtimet e pronës publike dhe private.

As prona publike, as …

Heteronorma e patriarkatit

Patriarkati e ka religjion heteronormën, me trininë e shenjtë, martesën, familjen, fëmijët. Aty njeriu është funksion në shërbim të shtimit biologjik, jo qenie e lirë që lind për të përnjëmendësuar veten.

Burrave dhe grave — por posaçërisht grave! — që …

Penj drite nga lëmshi i errësirës

Shikoj shumë veta në Facebook që ngulmojnë se ky s’qenka islami i vërtetë. Do të jetë çështje definicioni se ç’quajmë këtu “të vërtetë”, Muhamedi vetë luftoi e vrau njerëz për të forcuar e përhapur fenë e vet. Kjo është goxha …

Gëzuar Natën e Buzmit

Sot e nesër – vise të ndryshme kanë tradita të ndryshme – festohet një nga ditët më të mira të vitit, me origjinë nga adhurimet e lashta të natyrës, kur popujt antikë e kremtonin solsticin dimëror. Në Siujdhesën Ilirike, ishin …

Të mirat e shumëgjuhësisë

Një gjë të re që mësova nga intervista sonte me znj Bardha Mance pranë Athens International Radio është se edhe Universiteti i Athinës paska studiuar rishtas efektin e shumëgjuhësisë. Madje mu me fëmijët shqiptarë që vijojnë Shkollën Shqiptare në Athinë. …

Ne qyqarët

ne qyqarët jemi ata që mbijetojmë
kur trimat të kenë vdekur
është ligj i natyrës ky
trimat e flijojnë jetën vullnetarisht
për fjalë të mëdha
reforma ndryshime revolucione demokraci
ata e japin jetën për fëmijët tanë
por të vetët i …

Deklarata ime personale në Facebook

Për shkak të faktit se Facebook e ka zgjedhur për të përfshirë software që lejon vjedhjen e informacionit personal, deklaroj se: Sot,2 dhjetor 2014, në përgjigje të udhëzimeve të reja të Facebook dhe në përputhje me nenet L.111,112 dhe 113 …

Këto bindje i kam për hir timin

«Shqiptar, sa mirë që po i mbështet gratë», lexoj. «Shqiptar, sa debulesë i ke femrat.» Hrm. Jam mirënjohës për këto bindje të mira rreth meje, por ndihem pak i keqkuptuar, ta them të drejtën. Ndoshta nuk kam qenë sa duhet …

Gëzimologji…

Unë e di veten që kam rënë në dashuri
kur nis e sajoj fjalë krejt të reja, të pafolura më parë

gëzimologji pasionizim afshografi
epshifikim hypozjarmi pikëllonjë dashurnajë

të them gjëra si “ke trup aq të përqafueshëm”
apo “e dashur, …

Letra dashurie

LETRA DASHURIE 1 – qasja mobile

ej shum brre mpelqen qysh shkrun diqysh kisha dasht me taku a vjen ndojher nkosov ti ta ha zemrb se pot shkrj pre mobolit

LETRA DASHURIE 2 – qasja përmes fëmijëve

xshndetje jam jne …

Kanceri i bukurisë

S’më pëlqejnë këto fushatat kundër kancerit të gjirit që e bëjnë gjithnjë ndërlidhjen obligative me “bukurinë”. Sikur i qasen pak si tepër objektifikimit të gruas. Thuase njeriu u dashka të shpëtohet shkaku i “bukurisë”.

E individët që s’i hasin modelet …

Literatura antishkencore

Kjo thënie antishkencore e Vesel Latifit në librin “Kriminalistika” duhet të kriminalizohet, bashkë me autorin.

Shkencërisht është e dëshmuar, në një sërë studimesh afatgjata, e në mjedise të ndryshme kulturore, që gruaja është më e rrezikuar për dhunë fizike dhe …

10 përmendore që na mungojnë

1. Përmendorja e lirisë. Jo e ndonjë njeriu a grupi që është thirrur në të, por e lirisë si ideal. S’kemi askund.

2. Përmendorja e demokracisë, e barazisë, e solidaritetit social. Përmendore që tregon se kombi është streha jonë e …

Botuar më
Kategorizuar si Ditár Etiketuar me

Po gdhin epoka e qytetarëve

Unë u përtoj fjalëve të mëdha. Por mendja po më thotë, kur gjykoj gjakftohtësisht, se kjo fitore e qytetarëve të lirë shqiptarë është epokale.

Them epokale, meqë këtu s’u ndalua sall një aventurë e radhës, nga ato që bota është …

Balotazhi në Gjakovë

Qyteti im do ta provojë balotazhin. Kështu i thonë kur njerëzia hamenden, e votat e garuesve dalin pothuaj të barabarta në rrethin e parë. Ideja me balotazhin është që gjindja të kenë rast të reflektojnë përsëri, për të zgjedhur me …