10 hapa për të zvogëluar dhunën e burrave kundër grave

1. Të ashpër­sohen sanksionet ligjore për vepra individuale të dhunës së burrave kun­dër grave. Të hiqet neutra­liteti i rrej­shëm i tekstit ligjor dhe të ceket qartë se dhuna e burrave kundër grave do të sanksio­nohet më ashpër.

2. Të vendoset rekui­zita e dhunës së përsëritur patriar­kale: dhuna e përsë­ritur, qoftë edhe me partner të ri, të ketë sanksion të ashpër­suar në shkallë progresive.

3. Të hiqet mundësia që viktima të tërheqë kallëzimin penal. Çdo rast dhune të he­to­het nga policia dhe dorëzohet te prokurori pavarësisht dëshirës së palëve.

4. Të përcillet rregu­llisht çdo rajon policor si procedon lëndët, e çdo prokurori the­me­­lore sa lëndë dhune i ndjek në gjyq. Suksesi në ndjekje penale të këtyre lëndëve të bëhet kriter bazë për vlerësim të pres­tacionit dhe rrogë në të gjitha nivelet.

5. Këshilli Gjyqësor të organizojë kurse stan­darde për gjykatës për dhunën e bu­rra­ve kundër grave. Pjesë­marrja dhe certi­fikimi në kurs të bëhet i dety­ru­eshem, si dhe kriter bazë për vle­rësim të pres­ta­cionit dhe caktim të rrogës. E njëjta të vlejë dhe për pro­ku­­rorinë publike.

6. Dhuna e burrave kundër grave të bëhet pjesë e kurri­kulës standarde të arsimit dhe traj­­ni­mit të ka­detëve të policisë. Instru­ktorët të jenë të certi­fikuar nga Qendra për Studime Gjinore.

7. Të krijohet një buxhet solid për të financuar Qendrën për Studime Gjinore si pjesë të univer­sitetit publik. Qendra të ketë tri profesura të përhershme në kul­tu­rë, krimi­­no­logji, e studime gjinore, që emë­rohen me mandat dyvjeçar në bazë të arri­t­­­jeve shken­core. Dhuna e burrave kundër grave të bëhet pjesë e kurri­kulave të fakul­te­teve ku ligjërohet krimi­nologji, juri­dikë, socio­logji, si dhe punë sociale. Të mos certi­fikohen themelata arsimore ku kjo mungon.

8. Barazia gjinore të bëhet pjesë e kurrikulave dhe themel certi­fikues që nga para­­shko­llorja. Barazia gjinore të jetë pjesë obli­gative e lëndës së edukatës qytetare në fillore. Poashtu, edukata qytetare të jetë pjesë e dety­rue­shme e kurrikulave të shko­llës së mesme.

9. Barazia gjinore të jetë pjesë e skemës programore të tele­vizi­onit publik dhe ra­dios publike. Të gjitha institucionet publike të kenë plane të barazisë gjinore, duke për­fshirë këtu institucionet publike të artit dhe të kulturës.

10. Të ndryshojë kuadri ligjor i kodit të familjes, etërit që dënohen nga gjyqi për dhunë kundër nënës së fë­mi­jëve të për­bash­kët të humbin auto­mati­kisht kuj­desin ndaj fëmijës në favor të nënave. Etërit që hum­bin kuj­desin të obligohen ligjë­risht për alimen­tacion. Në qoftë se etërit nuk duan apo nuk munden të pagu­ajnë hisen e vet, shteti t’u paguajë ali­men­ta­ci­onin nëna­ve, e t’u kërkojë pastaj etërve ri­mbur­sim për­mes zyrave të për­mbarimit.

Nuk është hiç vështirë, për atë që do.

Nga Shqiptar Oseku

U lind në Gjakovë, ku e kreu të mesmen. U arratis si 18-vjeç në Suedi. Studioi shkencat sociale në Universitetin e Stockholmit. Punon si terapist në kryeqytetin suedez dhe shkruan poezi e komente shoqërore e politike.