Dëshmorët e Nëntorit

Njoftim për vrasjen e veprimtarëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe Bedri Sokoli — buletini Rruga e Lirisë, nr. 6/1989, digjitizu nga Pashtriku.org
Njoftim për vrasjen e veprimtarëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe Bedri Sokoli — buletini Rruga e Lirisë, nr. 6/1989, digjitizu nga Pashtriku.org

Rruga e Lirisë dhe Zëri i Kosovës përhapnin fjalën e guximshme të atdhetarëve në ditët e vështira të pushtimit. Afrimi, Fahriu e Bedriu punonin për çlirimin e atdheut, për Kosovën republikë, dhe bashkimin e trojeve tona.

Njoftim për vrasjen e veprimtarëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe Bedri Sokoli — buletini Rruga e Lirisë, nr. 6/1989, digjitizu nga Pashtriku.org
Njoftim për vrasjen e veprimtarëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe Bedri Sokoli — buletini Rruga e Lirisë, nr. 6/1989, digjitizu nga Pashtriku.org

Më 1 nëntor 1989, milicia sërbe vrau Bedri Sokolin, që u printe demonstratave në Prishtinë. Të nesërmen, në Bregun e Diellit të kryeqytetit, ranë heroikisht Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, dy veprimtarët e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës.

Rruga e Lirisë, buletin i Zërit të Kosovës, shkroi «se populli ynë kurrë nuk do të pajtohet me pushtuesit, kurrë nuk do të heshtë para diskriminimit […]», duke shtu se «viti 1989 do të jetë një faqe e lavdishme në historinë e popullit tonë».

Kryeredaktor i Zërit të Kosovës ka qenë ndërkohë veprimtari Avni Dehari, i ati i aktivistëve Arbënor e Astrit. Më 5 nëntor 2019, bëhen tri vjet nga vrasja e Astritit.

Lavdi dëshmorëve tanë!

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.