Në kufi, droga kalon më lehtë se libri

Paramendojeni kaq e vështirë për me e sjellë librin në shpi, veç 1.000 copë (pak diçka më pak). Ta ndalojnë në doganë, u tregon fakturën dhe autorizimin, e pranojnë se me dokumenta je në rregull, por s’ta lëshojnë me marrë te shpija! Pse? Pse???

Edhe po vet dikush pse a?! A nuk jemi na shoqënia më e korruptume në botë, më e pafytyrë, më e pandershme. A nuk janë institucionet tona viktima të dhunimit prej matrapazëve politikë?

Paramendojeni, më thonë se dokumentet janë në rregull, por s’ma lëshojnë librin sepse nuk kanë një legjislacion. E dijmë se marrëveshja e nënshkrueme prej dy qeverive e jep se libri lirohet nga taksa. E ata, duke insistu në “ndershmërinë” institucionale, insistojnë që unë me shkelë ligjin, dhe me u pagu atyre taksë.

Kur u thashë se është libër, e nuk është drogë, imagjinojeni çka më thanë:

Droga kalon më lehtë, e këso raste nuk na kan ardhë kurrë.

Si rezultat i gjithë kësaj, përveç se mu më malltretojnë kaq shumë, sa thuja nji ndërrim e kalova aty, ja më detyrojnë me pagu 100 euro, ja hiç. Matrapaza, të korruptuem…

P.S. Për fat të keq mu harxhue bateria e telefonit. Përndryshe kisha pasë me bo foto të bukura aty brenda. Po kënaqeshin…


Libri Nuk du luftë i autores është tani në shitje.

Nga Rreze Abdullahu

Shkrimtare dhe psikologe nga Dardania. Shkrun për gratë dhe shoqërinë shqiptare. Autore e librit me kujtime, «Nuk du luftë».