Enveri i Shqipnisë dhe Enveri i Kosovës: Dualizmi i historisë dhe mitit

«Jemi tue folë për dy En­ver Ho­xha. […] Një asht En­ver Hoxha i Shqip­nisë dhe një tje­­tër asht Enver Ho­xha i Ko­sovës», shkrun Agim Mo­rina, në për­pjek­je me shpje­gu adhu­ri­min e di­kur­shëm të ko­so­va­rë­ve për dik­ta­to­rin shqiptar.

Dallimi mes njeriut të njimendtë dhe mi­tit për te asht mënyra ma e mirë me e reha­bi­li­tu nji bindje që nuk gjen mbë­shtetje në të vër­tetën his­to­rike. E bajnë, për shem­bull, shum teologë liberalë që flasin për Jezusin e his­to­risë dhe Krishtin e fesë. Nja­ni asht njeri që ka je­tu para 2-mijë vje­tësh, kur­se tjet­ri mit, që nji­herë shfa­qet si i biri i njeriut, pastaj i bi­ri i Zotit ose Zoti vetë.

Në thelb, dua­liz­mi i fi­gu­ra­ve — nëse mund ta quj kështu — ndih­mon për me shpje­­­gu nji ideal të sin­qer­të e dasha­mirës. Por në të njejtën kohë, len me kuptu se ka veç nji të vërtetë. Nuk pre­ten­don se duhet me i pa të dy anët e me­dajës, e se ata të Shçip­ris që nuk e dojnë En­ve­rin e sho­hin veç njanën anë, siç kish mujtë di­kush me keq­kup­tu ose me keq­men­du.

Përkundrazi, ata që nuk e dojnë En­ve­rin gjejnë mbë­sh­tet­je në të vër­te­tën his­to­ri­ke. Na ko­so­va­rët s’jemi kurr­kah me të vër­te­tën. Na e kemi kriju nji ideal dhe e ke­mi da­shtë nji En­ver që nuk ka ekzistu, por kish qenë mirë me pas ek­zis­tu. Dhe në­se en­de shpre­soj­më që ky En­ver të na vijë nji ditë, nuk asht se ga­boj­më. Thjesht, mbaj­më shpresë për ditë ma të mira të kombit.

Të paktën, unë kështu po e lexoj edhe shkri­min e mësu­esit Agim Mo­rina. Au­tori nuk po e mbron en­ve­riz­min, aq ma pak en­ve­ris­tat e sodit ose ide­në e prap­të se Edi Ra­ma ka tagër me folë për Ko­so­vën me Be­o­gra­din. Por po e shpje­gon të vër­te­tën hi­s­­to­ri­ke dhe ide­alin e sin­qer­të që e kanë ush­qy shqip­tarët ndër dekada.

Unë vetë thek­sin e vej para së gji­th­ash te të drej­tat e nje­riut. Për mue, ato janë ide­al ma i madh se gja­ku i dësh­mo­rë­ve e se fja­li­met atdhetare t’Enverit.

Kur folet për demonstratat e 81-tës, kundërshtarët rroken për prapavijën politike, tue i paraqitë udhëheqësat studentorë si marksist-leninista të lidhun me Tiranën komuniste. Por kjo s’çon fije peshe! Asht e drejtë the­me­lo­re e nje­riut me u shpre­hë lir­shëm e me u tu­bu paq­sisht, kurse Jugo­slla­via e atë­her­shme e shke­li kët të drejtë, tue i shtypë dhun­shëm stu­den­tat. Aq ma te­për, e tre­goi fëty­rën e po­shtër e push­tu­esit kur me pre­tek­stin se po lufton se­pa­rati­zmin ua shtroi zu­llu­min shqip­tarëve, me shkel­je edhe ma të ran­da të të drej­ta­ve të nje­riut, siç qenë tor­tu­rat, izo­limet, e bur­gos­jet pa ecu­ni të drejtë li­gjo­re.

Tash, shkaku i të drej­tave të njeriut, nuk muj me i ho­nep­së as vësh­tri­met po­zitive ndaj dik­tatu­rës en­veris­te në Shqip­ni. «Ty Ko­sovë kur ta kthyem shpi­nën, e lamë bo­rë e gje­tëm di­mën», kën­don­te Der­vish Sha­qa. Dhe ashtu ka qenë. Nji­mend, Der­vishi në kangë e qor­ton­te re­gji­min e Zogut dhe i thur­te lav­de Par­ti­së, por var­gu që­n­d­ron dhe për En­ve­rin. Rap­so­di ynë jetoi në mje­rim, ashtu siç mbe­tëm gjallë shum ko­so­varë në Qerret të Du­rrësit e në ka­tun­de tje­ra të Shqip­nisë ko­muniste.

Dikush thotë se En­ver Ho­xha e zhvi­lloi in­dus­trinë. Por nuk i për­mend ndih­mat e hueja që i mori Shqip­nia prej Lind­jes e Pe­rën­dimit, dhe sikur don me nën­kup­tu se nji qe­ve­ri demo­kratike jo­sta­lini­ste nuk kish me i mbë­rri kurrë ato re­zul­tate. Mbas Luf­tës së Dytë Bot­nore, nji vend i mbra­pa­mbe­tun si Shqip­nia asht dashtë pa­tje­tër me u zhvi­llu. Qashtu asht zhvi­llu edhe Dar­da­nia mbas luf­tës së mbra­më, por kjo s’asht me­ritë e udhë­heq­jes. Me kohë, u pa për­pa­rimi eko­no­mik i Shqip­nisë, dhe u vër­te­tu sa e pa­do­bish­me ka qenë ajo indus­tri e ndër­tue­me jasht ne­vo­jave dhe ni­ve­lit të tre­gut bot­nor. Shqip­nia Lon­di­nare mbeti ven­di ma i vor­fun n’Evropë.

Intelektualë kosovarë si Re­xhep Qo­sja e mbi­çmojnë le­tër­sinë e artin e asaj kohe, thu se dojnë me e harru rob­ni­në e shpreh­jes dhe për­ndjekjen e ar­tis­ta­ve e shkrim­tarëve që nuk kanë shkru qysh ka lypë dik­tatura. Pet­ro Mar­koja, nji ko­mu­­nist ide­a­list që për mue ka qenë shkrim­tari ma i madh i asaj peri­udhe, e rrë­fen të vër­te­tën, në li­b­rin e tij me kuj­time, Inter­vistë me vetveten, ku shpreh da­sh­ni të ma­dhe për Dar­daninë. En­ve­ri e shtini në burg Pe­t­ro Mar­kon dhe ia nda­loi boti­min për dekada, kurse kë­n­dej e krijoi nji­farë pas­qyre të rreme të zhvi­lli­mit kul­tu­ror, tue e sub­ven­ci­onu pro­pa­gan­dën. Tash kur i largojmë pa­tericat, gjith­çka du­ket keq.

Sot eko­nomia, arti, kul­tura, e shum­çka tje­tër nuk i ka punët mirë te na, por pse na nuk jemi mirë vetë, dhe dik­ta­tu­ra na ka së­mu e na ka lanë keq. Dik­tatu­ra kurr­sesi nuk ka qenë ma e mirë. Ajo i ka shty­pë shqip­tarët, dhe ua ka mohu de­një­sinë nje­rë­­­zore, që asht thel­bi i të drej­tave të nje­ri­ut. Kurse do en­ve­ris­ta me pa­skru­pull­sinë e tyne e vazh­dojnë ava­zin e fym­jeve e të mo­himit.

Të paudhëve që e dojnë Enverin e Shqipnisë, u uroj me gjetë udhën — me gjetë të vërtetën për hir të kombit e të shoqnisë. Se me jetu sot në nji shoqni të ha­pun e të lirë, veçmas në ven­det e Pe­rën­di­mit, e me livdu to­tali­tariz­min, asht ligësi.

Por atyne që e dojnë En­verin e Kosovës, u uroj të kenë jetë me e mbërri o me u ba vetë ai Enver.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.