Gëzuar 28 Nândorin

Plisi.org ju uron Gëzuar 28 Nândorin, kremta e shumëfishtë e kombit tonë — Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipëṇisë, Dita e Çlirimit të Republikës së Shqipëṇisë, Ditëlindja e heroit Adem Jashari dhe Përvjetori i shfaqjes botore t’Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Dita e Flamurit — Më 28 nândor 1443, Gjergj Kastrioti u kthye në vêndlindje mbas vitesh që kaloi në radhët e osmanëve. Në kështjellën e Krujës shpalli mëvetësinë e Arbëṇit dhe ngriti flamurin tonë të kuq me shkabën e zezë dykrenore. Këtë simbol, familja e Kastriotëve e kishte përvetësu nga vetë stema e Bizantit ose Perandorisë Romake, siç njihej në atë kohë. Jo rastësisht, flamuri dhe nderi i Perandorisë së dikurshme u takuan arbëṇve, meqë këta vijunë t’i mbajnë gjallë edhe mbasi osmanët pushtunë Konstandinopojën dhe i dhanë fund shtetit bizantin. Aq sa âsht flamuri ynë kombëtar, standardi me shqiponjën drykrenëshe âsht edhe flamuri i Evropës, së cilës i dolën në mbrojtje të parët tanë.

Dita e Pamvarësisë — Më 28 nândor 1912, përfaqësuesit e popullit nga të gjitha trevat shqiptare, të tubuar në Kuvêndin Kombëtar në Vlorë, shpallën Shqipëṇinë shtet të pavaruṇ. Fuqitë e Mëdha të Evropës njohën shtetin shqiptar më 1913, por caktuan kufij të padrejtë që i dhanë vêndeve fqinje gati dy të tretat e trojeve dhe të paktën gjysmën e popullsisë shqiptare. Meqë këtë vêndim e mori një konferencë e ambasadorëve në Londër, shteti i përgjysmuar quhet sot edhe Shqipëṇi Londineze ose Londinare, për dallim nga Shqipëṇia e njëmendtë.

«Dita e Çlirimit» Më 28 nândor 1944, partizanët shqiptarë zunë dhe qytetin e fundit të Shqipëṇisë Londinare që po mbahej nga nazistët gjermanë në tërheqje e sipër. Të nesërmen i tâṇë trualli i shtetit ishte në duart e qeverisë së re shqiptare. Luftarët tanë vazhdunë luftën edhe në trojet e mbetuṇa jashtë kufiṇit të 1913-ës, por prapaskenat politike bânë që Shqipëṇia të mos bashkohej në nji shtet dhe që Sërbia të pushtonte dhe shtypte sërish për dekada Dardaninë dhe vise të tjera shqiptare.

Ditëlindja e Adem Jasharit — Më 28 nândor 1955, u lé në fshatin Prekaz të Skenderajt, krahina e Drenicës, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Një nga figurat kyçe që hodhi themelet e qëndresës së armatosuṇ ndaj pushtimit sërb, ai u bâ sinonim i atdhedashuṇisë më 1998, kur në luftë me aṇmikun, u flijua vetë i pesëdhjeteteti së bashku me të vëllanë, të shoqen, të birin dhe dhjeta anëtarë tjerë të familjes.

Përvjetori i UÇK-së — Më 28 nândor 1997, në varrimin e nji mësuesi shqiptar të vraṃë nga pushtuesit sërbë në Llaushë të Skenderajt u shfaqën për herë të parë pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mâ pak se dy vjet mâ vonë, Dardania arrijti lirinë falë gjakut të bijve e bijave tanë dhe ndërhyṃjes vêndimtare të aleancës së Natos me në krye Shtetet e Bashkuara.

Përvjetori i Plisit — Më 28 nândor 2012, Shteti Shqiptar i epokës moderne mbushi 100 vjet pamvarësi. Nisi punën edhe sajti Plisi.org në nderim të këtij jubileu. (Plisi mâ vonë u zgjâṇua më 27 tetor 2014, që përkon me Ditën e Plisit.)


Kjo pjesë u shkrua në nji përzieṃje të qëllimshme të dy ligjeronjave kryesore dhe traditave letrare të shqipes — gegëṇishtes dhe toskëṇishtes. Tekstin mund ta lexoni në cilëndo të folme: â dhe ê kanë vlerën e ë-së në toskëṇishte, kurse dhe mund të shqiptohet si r.

Për mâ tepër rreth kësaj norme të shkrimit e shqiptimit të dyfishtë, shih këtë parahedhje të paradokohshme.

U përditësua më 28 nândor 2015.

Nga Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.