Heteronorma e patriarkatit

Patriarkati e ka religjion heteronormën, me trininë e shenjtë, martesën, familjen, fëmijët. Aty njeriu është funksion në shërbim të shtimit biologjik, jo qenie e lirë që lind për të përnjëmendësuar veten.

Burrave dhe grave — por posaçërisht grave! — që sfidojnë patriarkatin heteronormativ, zgjedhjet u stigmatizohen përmes mekanizmave klasikë, shpërfilljes, izolimit, përqeshjes. Nëse pozicionohesh hapur kundër patriarkatit, ta zëmë nëse sfidon hierarkinë burrnore në heteronormë, a nëse del hapur si lgbt apo feministe, ky proces mund të shkallëzojë edhe me kërcënime, e dhunë fizike. Ky është shkaku pse çdo vit numërojmë rregullisht me dhjetëra të vdekur nga dhuna patriarkale. Nuk bëhet fjalë për “anomali” a përjashtime, po për një sistem.

Reklama e Emeraldit
Ja një shembull se si disiplinohen gjindja në frymën e heteronormës patriarkale përmes mekanizmit të përqeshjes.

Nga Shqiptar Oseku

U lind në Gjakovë, ku e kreu të mesmen. U arratis si 18-vjeç në Suedi. Studioi shkencat sociale në Universitetin e Stockholmit. Punon si terapist në kryeqytetin suedez dhe shkruan poezi e komente shoqërore e politike.