Nën këmbët e gruas

E dini si është puna? Ka kohë që doja të shkruaja këta rreshta që do lexoni tani.

Pata lexuar se tragjeditë e vërteta familjare vijnë nga jeta e pajetuar e prindërve. Nuk mund ta shuja këtë zë që e kisha kërkuar për vite, për këto dy dekada e gjysëm që po mbush. E gjeta thashë me vete, dhe po, u dënova që përjetë të vuaja dhe të jetoja me atë që do të mund të ishte, por që s’do të ishte kurrë, dhe sot e përjetë një falje do ia kërkoja personit që më bëri atë që jam sot, një trime dhe luftëtare, asaj gruaje të shtrenjtë që doemos i dedikoj suksesin tim, por kurrë dështimet.

Më fal!

Koha ikën shpejt, dhe ne mbimë sikur lulet që i mbolle me dashuri apo pa të, u rritëm, djemtë u bënë burra dhe unë u bëra grua. Një grua që ty sot mund të të kuptoj më së miri, duke i dhembur në shpirt jeta jote e pajetuar, e duke u bindur se prindërit nuk janë hyjni, e kan gjasa shumë të mëdha të gabojnë derisa rrisin një fëmijë. Një betejë që rrallë herë ia del.

Duke kaluar nëpër fazat e destinuara për ata para meje, dhe ata që do vijnë më pas, me flokët lyera herë një ngjyrë e herë një tjetër, duke mos u bindur asnjëherë mbi normat që ka ngre dikush i gjinisë mashkull, duke u rebeluar për të drejtat e tua dhe të miat, sot e kuptoj sa e vështirë është, më e vështirë se që mendja e një njeriu që diskriminimin nuk e ka ndjerë nën lëkurë mund ta përceptojë. Ndonjëherë kjo rrugë kthen një hap prapa, por motivi që qëndron pas kësaj përpjekje, më del ta mund një rreth ku vie erë m…

Një grua…

Dikur një grua më pati treguar se si xhinset e saja u bënë shkas i burimit të thashethemeve më të mëdha në fshat. S’e kisha besuar!

Por sot fatkeqsisht mund t’ju tregoj unë se si pantollonat e mia të shqyera bëhen biseda kryesore rrugëve të kësaj periferie.

Dikur një grua më pati treguar se shkollimi i saj larg shtëpisë diskutohej gjithkah nëpër lagje, për hijen e keqe që po i binte familjes. Fatkeqsisht, përsëri më duhet t’ju tregoj se të jesh larg shtëpisë nuk është ende fort e mirëpritun, e për të thënë e panevojshme.

Një grua më pati treguar se gjithmonë dikush do mbajë timbrin e lëvizjeve të tua; mos ty do të të shoqërojë një burrë për në shtëpi; mos ty do të të braktisë ai burrë; mos ti do ta gjesh një tjetër burrë; mos ai tjetri përsëri do të të braktisë. Ty vetëm do të të shfrytëzojnë dhe do të të lënë; ti do të bëhesh kurvë me këtë rast, dhe më kurrë askush nuk do të të martojë ty. Dhe më e keqja, ti kurrë nuk do mund të lindësh fëmijë (ajo më tregonte se si do vazhdonin të shihnin ata, të cilëve nuk do t’u ngjaje).

Xhehneti nën këmbët e gruas…

E çfarë i duhet jeta një gruaje pa fëmijë, kur xhehneti i gruas është fëmija, ndërsa i burrit mesi i këmbëve të gruas ( kështu më rrëfente ajo mendimin që kishte shoqëruar jetën e saj, por i pranishëm edhe në timen).

Seksi, seksi dhe burri

Ai do të martohej për të plotësuar epshet e tija seksuale, të derdhte dhe të zhderdhte mllefin shtazarak dhe frustrimin e një burri kanunxhi dhe me çrregullime, pa pikë përkëdheljeje e kujdesi nëse ajo mbi të cilën po qëndronte, kishte dëshira të njëjta apo ia shpifte. Ai s’do të paguante për seksin, veç kësaj atij do t’i kishin borxh t’i lindnin djem, në të kundërtën gra kishte sa të dojë qejfi i një burri.

Ai kur të lodhej prej punës mund edhe t’i bërtiste, ta shante, ta fyente, dhe t’i rikutjonte edhe ndonjë simpati të shkollës, me ç’rast do ta shtyente të ndihej si një grua e padenjë, dhe kështu fitonte shërbimin e përjetshëm, ndonëse cipën e hollë, aq të rëndësishme dhe të shenjtë, i kishte shqyer vetë. Moralin e kishte të sigurtë, s’kishte gjë që e maste më mirë.

Gratë nuk bëjnë dashuri

Ajo do të martohej për të zënë një vend që kërkohej brenda shoqërisë, duke shpëtuar veten nga moralizimet, por dënuar njëkohësisht, të vdiste e mos ta përjetonte kurrë dashurinë e vërtetë dhe ato që kishte ëndërruar.

Ky nuk ishte vetëm halli im. Një shoqe më pati thënë një herë se nuk i kupton prindërit e saj tek rrijnë bashkë për 30 vite martesë, dhe dyshonte se ndonjëherë preken me dorë, se le më të bënin seks. Thoshte se ata ia shpifnin, dhe se ishin modeli më i keq që ajo vetë s’do të dëshironte kurrë t’u ngjante. Babai, thoshte, jo vetëm se mbante orarin e tij të punës, por mbante edhe ato oraret kafeve, ku dridheshin e përdridheshin ato (kurvat), që shoqëria i kishte pagëzuar kaq njerëzishëm. Derisa shoqëria e ndihmon këtë dukuri kur bëhet fjalë për një grua, ose martohu “me kohë” ose bëhu kurvë. Mandej, kush e di, ndoshta me një grua të huaj, burrat edhe dijnë të bëjnë dashuri.

Një tjetër më tha njëherë në besim se ishte lodhur duke vërejtur masturbimin e babait të saj mbi ato këngëtaret që shfaqen televizioneve me zogun jashtë (ta kallxoj por nuk ta jap), dhe s’e duronte disponimin e tij aspak, në ndërkohë urrente dhe nënën e saj që s’ia jipte një shpullë mes hundës dhe gojës, aq të fortë sa dhëmbët t’i nxirrnin gjak.

Upss, çfarë guximi mendova me vete!! Dhe nisa të shfletoja jetën time, duke ia dedikuar shoqes që po më hapte një prespektivë tjetër në jetë, një prespektivë ku njeriu do duhej të kthehej në fëmijërinë e tij dhe të gjykonte me maturinë e një të rrituri. Dhe, njeriu jo cdoherë brenda fëmijërisë gjen thesare.

Sikur të ishte vetëm kjo!

Kur ti zgjohesh në mëngjes dhe nuk është e mundur që dita të të nisë me forcën dhe rritjen brenda teje, kur hapi parë që bën, është kur ballafaqohesh me një grua (pa e fajësuar aspak, produkt i shoqërisë së burrave, pa ndonjë alternativë tjetër), e që për disa sekonda provon të të nxjerrë të gjitha informacionet e mundshme.

Ku shkon aq herët, me kë shkon, a ke gjetur një burrë, pse s’ke gjetur, dhe sa vjet i ke bë. Kështu, deri sa kupton (sipas saj) se koha të ka ikur, je afër 25, e vjetër, më s’do të të marri kush.

Sikur ti të kesh qejfin të meresh me të, nis e të rrëfen se si ka “rehatuar” vajzat e saj me 17 e 18 vjeç, dhe si ato po shijojnë jetën, duke iu bindur burrave, duke rritur fëmijët burrave të tyre, dhe në mbrëmje që burrit mos t’i shkojnë jargët nga ndonjë tjetër grua në televizion, rrugë apo kudo tjetër, ti duhet t’i bëhesh kurvë. Për burrin tënd mund të bëhesh ç’të dëshiron ai, sepse (sipas saj) kështu ka thënë Zoti. Shkruan edhe në Kuran (thotë ajo). Gruja ka lindë që si fillim me u bindë tekeve dhe dëshirave të prindërve, mandej atyre të burrit, të fëmijëve dhe në fund, s’ka fund, ajo s’ka jetuar kurrë (këtë e them unë).

Vagina

Sapo gëzohesh se ke ikur nga presioni i tillë psikologjik, rrugëve që u takojnë të gjithëve, ty të duhet të ballafaqosh kësaj radhe një psiko-maniak, të ndrydhur e të shfrenuar njëkohësisht, ku çdo ditë dhunohesh verbalisht, dhe çdo ditë ndjen frikë për vaginën tënde të zakonshme, mes dy këmbëve të zakonshme poashtu, nën fundin e barkut, zakonshëm përsëri. Por gjë që s’ndodh normalisht, është “me japë diçka” pa dëshirën tënde, dhe ankthi i çdoditshëm tek ecën rrugëve pa ndriçim. Vaginën mund të ta marrin pa dëshirë, por ti s’mund ta japësh me dashuri. Të kryqëzuan, e ç’të gjeti!!!

Kurvat

Meqë përmenda disa herë “kurvat”, do doja të shtoja se ato kan qenë frymëzimet më të mëdha në jetën time. Aty kam ndjerë guximin, barazinë reale, dashurinë dhe jetën e vërtetë. Më duhet t’i falënderoj që, ta zëmë, njëra nga to vendosi të mos martohej kurrë, dhe t’i shkonte botës skaj më skaj; tjetra u martua kur ajo vetë konsideronte se kishte mbërritur tek pika ku kishte patur motivin; tjetra që tashmë ka një fëmijë, dhe fëmija i saj ndjen lirinë çdo cep kah i shkel këmba; njërës që iku të jetonte vetëm, e që studioi pambarim; dhe në fund asaj që u bë inspirimi i grave kahdo. Vazhdoni të jini “kurva”, dhe më udhëzoni edhe mua të jem si ju.

Dashuria

E vërtetë që s’ka të bëjë fare me femrën dhe mashkullin, me organet e tyre gjenitale, por ka të bëjë me burrin dhe gruan, me fluskat në bark dhe puqitjen e trupave. Aspak e turpshme, dhe gjëja me e dëlirë në jetë. Kjo është morali, kur puthesh me dashuri, kur duhesh, kur perqafohesh e më tej.

Për fund

Ty që më lexon e ndjen me mua, të falënderoj.

Ty që më lexon dhe e kupton, por nuk pajtohesh, përsëri të falënderoj.

Ty që më lexon dhe vendos mos ta pranosh dhe mos të gjykosh në veten tënde, nuk ta fal.

Ty që më shan, kill yourself.

Nga Rreze Abdullahu

Shkrimtare dhe psikologe nga Dardania. Shkrun për gratë dhe shoqërinë shqiptare. Autore e librit me kujtime, «Nuk du luftë».

10 komente

  1. Kanihere dallimi mes derrit edhe mashkullit osht inekzistent.

  2. 1. Allahu , Zoti, GOD, apo cfardo emri , thjesht krijuesi i gjithsis kushdo qoft dhe pa mar para sysh se si na e quajm, krijo trurin , mes tjerave krijesa , dhe truri maksimum esht i perdorur vetem 7 % ne ket planet , qe do te thot se truri ka kapacitet shum me shum , si krijes , Ai Krijues , i cili krijoi trurin dhe shum sende tjera me siguri esht shuuuum me i mencur dhe se shum mir din cka ka krijuar , dhe shum mir i din edhe ndjenjat tona , por ndonjeher nese behet padrejtsi apo shkelje te jetes se dikujt faji qendron diku tjeter , kur rethi esht pa moral dhe i prishet , nuk do te thot se ajo qe realiteti hynor esht ashtu si mendon rethi ,

    1. Po, autorja nuk po merret me Zotin, por me fjalët që i thonë për Zotin. Janë fjalë të gabuara ato që i thonë se pak a shumë Zotin e bëjnë fajtor për vuajtjet e femrave.

  3. te lexova , bukur ngadal, dhe me analiza, por , te gjith cka the ne vargjet e tua , i ke thjesht nga nje deshir dhe vullnet apo ender per jeten tende, dhe se thjesht esht nji filozofi qe edhe ty vet nuk e din se cila rug esht me mir apo me keq , vetem se mendon se deri diku ke te drejt dhe se ty je ne mendim te drejt ,,,, me at , ndoshtaaa, jam ne te drejt un ,????/?? , nese me jep vetem nje pergjigje mua apo vetes tende , per ty apo per mua kishte mjaftuar , pyetja qe vijon ,

    1. Bujamin, ky shkrim nuk ka aq të bëjë me atë që është e drejtë nga ç’ka të bëjë me kundërshtimin e së keqes. Robërimi, përdhunimi dhe paragjykimi i femrës janë ligësi, dhe me i luftu këto ligësi është shumë më e rëndësishme sesa me diskutu se a ka të drejtë Rrezja apo tezja që mendon ose dëshiron ta jetojë jetën në një mënyrë të caktuar. Është liria e tyre dhe këtë s’mund t’ua mohojmë.

  4. Të lumtë, Rreze! Shkrim shumë i bukur për gjërat e shëmtuara që ndodhin në shoqërinë tonë.

  5. e gjej te verteten ne shume rreshta qe ke shkruar, mbase realiteti ne Kosove eshte pak me i mbyllur se ne Shqiperi (gjithmone nese Shqiperi do quaja Tiranen ku kam lindur e jam rritur)… veshtire do ta kesh me kete drite dhe rebelizem qe ke perbrenda, po shpresoj te vazhdosh te leshosh rreze, sic ke edhe emrin… Shume urime nga nje ish-rebele 🙂

    1. Faleminderit shume. Doja te thoja se frymezimi me i madh ne jeten time kane qene grate qe jane rebelu ndaj realitetit vrasetar.

  6. Ligjet e natyres jane keto qe mundesojne subordinimin e nje gjinije ndaj tjetres,mund te jene te dhimbshme por jane keto qe jane zemer,ne mes nje realiteti te hidhur dhe nje fiksioni utopik parapelqej realitetin e hidhur andaj te gjithe meshkujt duhen te pajtohen feminizmi eshte anti ekzistencialist,anti natyror eshte utopik,dhe ju feministet jeni armiku me i madh i nje familje te moralshme dhe kultures tone miravjeqare.
    Ju jeni armiku me i madh i atdhedashurise ,kultures tone,sepse idet internacionaliste liberalesi ato te juajat qe po rrebelojn “vashat tona” jane oponenti me i ashper ndaj Nacionalizmit tone…..ju jeni fundrrina e shoqeris me jete te deshpruara qe mbillni dhe transmetoni vetem deshprim ….. ju jeni fundrrrina

Komentet janë mbyllur.