Studenti shqiptar merr çmim në Amerikë

Një universitet me nam në Shtetet e Bashkuara ka shpërbly një student shqiptar për punën e tij me të rijtë në Dardani dhe në Amerikë. Mentor Dida ka fitu çmimin Udhëheqës i Dalluar i Studentëve të Diplomuar (Outstanding Graduate Student Leader) në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

Në vendlindje, Mentori ka punu me të rijtë me qëllim me i dhënë fund varfërisë duke nxitë sipërmarrësinë. Kurse në Arizonë, ka udhëheqë studentët në zhvillimin e teknologjive për energji alternative.

Veprimtari 24-vjeçar drejton mes tjerash Lëvizjen “Dy Dollarë” — The Two Dollar Movement — pjesëtarët e së cilës përpiqen me ndërgjegjësu rrethin për shfrytëzimin e qëndrueshëm të pasurisë. Me shokë, Mentori po studion mundësitë për me jetu me vetëm dy dollarë amerikanë në ditë.

I lindur dhe i rritur në Prishtinë, Mentor Dida vijon studimet pasdiplomike për inxhinieri në Universitetin Shtetëror të Arizonës, një nga ngrehimet më në zë të arsimit të lartë në Amerikë.

Qe dhe fjalimi i Mentorit në ceremoninë e nderimit:

Nga

Plisi

Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.

4 mendime për “Studenti shqiptar merr çmim në Amerikë”

Le përgjigje