Do rregulla të tipografisë

Qe do udhëzime të thjeshta që i duhen çdokujt që shkrun shqip në kompjuter ose pajisje tjetër elektronike:

1. Le hapësirë pas — por jo para — këtyre shenjave të pikësimit:

  • pikës < . >
  • presjes < , >
  • pikëpresjes < ; >
  • dypikëshit < : >
  • trepikëshit < … >
  • pikëpyetjes < ? >
  • pikëçuditëses < ! >
  • thonjëzës mbyllëse < ” ose » >
  • kllapës mbyllëse < ), ], } >

2. Le hapësirë para — por jo pas:

  • thonjëzës hapëse < “ ose « >
  • kllapës hapëse < (, [, { >

3. Le hapësirë para dhe pas vizës ndarëse < – ose — >, që përdoret për ta veçu një pjesë të fjalisë.

4. Mos le hapësirë para ose pas vizës lidhëse te mbiemrat e vizuar. Pra, shkruhet «Ada-Jupi», jo «Ada – Jupi».

mbiemri-vijezuar-3

5. Nëse e fut një paragraf të tërë në thonjëza, shenjën e fundit të pikësimit mos e le jashtë thonjëzave. Pra shkruj:

«Ky është një paragraf i tërë i futur në thonjëza. Pse me e lënë pikëpyetjen ose pikën e fundit jashtë thonjëzave? S’ka kuptim.»

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

1 koment

Komentet janë mbyllur.