TI dhe T’I…

Apostrofi zëvendëson Ë-në. Kështu që nga +i kemi t’i. Nëse në të tashmen themi i them, në të ardhmen shkruajmë do t’i them (nga do të i them). Apostrofin e përdorim edhe në këtë pyetje: «T’i them apo të mos i them?»

Ndërkaq, shkruajmë ti kur të drejtohemi ty që po lexon tani — vetës së dytë njëjës — sepse përemri ti nuk rrjedh nga fjalët dhe i. Por shkruajmë t’i kur flasim për gjëra që do t’i tregojmë ty (nga do të i tregojmë).

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.