Ditëlindja e Madibës

Udhëheqësi revolucionar kundër Apartheidit dhe ish-kryetari i Afrikës së Jugut (1994-1999) lindi më 18 korrik 1918. Me profesion avokat, Nelson Mandela filloi veprimtarinë politike qysh në vitet ’50, duke u përfshi në lëvizjen jugafrikane për të drejtat e popullsisë zezake.

Ndonëse shumicë, zezakët qenë kthye në qytetarë të dorës së dytë në vendin e mbizo­tëruar nga pakica e bardhë. Sistemi i segregimit i njohur si Apartheid për­caktonte të drejtat e qytetarëve sipas racës dhe ndalonte bashkë­jetesën e racave të ndryshme.

Më 1962, Mandela u denua me burgim të përjetshëm. U lirua pas 27 vitesh, më 1990, në një kohë trazirash për Afrikën e Jugun.

Revolucionari jugafrikan priu popullsinë shumicë në negociata me qeverinë për t’i dhënë fund Apartheidit. Më 1994, u zgjodh kryetar i vendit pas demo­kra­ti­zi­mit. Gjatë mandatit pesë­vjeçar, punoi për pajtimin e zeza­këve dhe të bardhëve.

I mbiquajturi Madiba, që domethënë Atë në gjuhën e tij, është laureat i Çmimit Nobel për Paqe dhe i shum dekoratave e mirë­njohjeve me nam botëror. I res­pek­tuar në mbarë rruzu­llin dhe i dashur në vendin e tij, Mandela vdiq vjet, më 5 dhjetor 2013.

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.