Shqipnia, para dhe mbas 29 nandorit 1944

Emni i vendit: Shqipni ose Shqipëri → Shqipëri

Emni i shtetit/qeverisë: Mbretnija Shqiptare → Qeverija Demokratike e Shqipërisë (nga 1946: Republika Popullore e Shqipërisë)

Statusi: zyrtarisht shtet i pamvarun, asnjanës në Luftën e Dytë Botnore; praktikisht vetëqeverisës, nën Gjermaninë naziste → zyrtarisht fuqi shoqnuese e Aleatëve të Luftës së Dytë Botnore; praktikisht shtet satelit i Jugosllavisë së Titos, në përgaditje për aneksim federatës jugosllave, dhe aleat renegat i Shteteve të Bashkueme dhe Britanisë

Sipërfaqja: mbi 40 mijë km² → 28’748 km²

Udhëheqës: Mehdi bej Frashëri, regjent → Enver Hoxha, kryeministër

Flamuri: flamuri kombtar shqiptar → flamuri jugosllav dhe flamurit kombtar shqiptar me shenja dalluese sovjetike ose partizane (simbas Át Zef Pllumit)

Gjuha: shqipe (gegnisht dhe toskërisht) → toskërishte e vorfnueme; në përgaditje me u futë edhe sërbishtja

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.