10 përmendore që na mungojnë

1. Përmendorja e lirisë. Jo e ndonjë njeriu a grupi që është thirrur në të, por e lirisë si ideal. S’kemi askund.

2. Përmendorja e demokracisë, e barazisë, e solidaritetit social. Përmendore që tregon se kombi është streha jonë e …

Botuar më
Kategorizuar si Ditár Etiketuar me

Të dua

Zgjodha kët fjalë si shembull për nji çashtje shum ma të gjanë në drejtshkrimin e shqipes. «Dua» përban togzanorëshin -ue/-ua (dikur: -uo), që e hasim në shum fjalës të gjuhës sonë – mes tjerash, n’emna si «ftue/ftua», mbiemna si «i/e …

Emṇi SHQIPËṆI

Më 21 kallnor 1925, Asambleja Kushtetuese e Shqipnisë shpalli Republikën Shqiptare. Nuk mund të thom saktë se ç’e frymzoi kët emërtim zyrtar të shtetit. Por nji gja asht e dukshme: nuk asht as gegnisht, as toskërisht! Trajta «X Shqiptare» vazhdoi …

Kam punu…

Populli është kursimtar. I kursen edhe tingujt, fjalët e rregullat. Andaj gjuha evoluon natyrshëm kah trajtat sa ma të shkurta e të përafërta. Bie fjala, brezat e rij janë të prirë me thënë /kam punu:/ në vend se kam punuar

Kanuni kundër gjakmarrjes

Jam thellë i tronditun nga vrasja barbare e djalit 14-vjeçar në pikë të ditës në Prishtinë. Vrasja për hakmarrje asht krim dhe mbrapshtia ma e randë që mund ta bajë njeriu. E denon jo vetëm ligji i shtetit, por edhe …

Gëzuar 28 Nândorin

Plisi.org ju uron Gëzuar 28 Nândorin, kremta e shumëfishtë e kombit tonë — Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Shqipëṇisë, Dita e Çlirimit të Republikës së Shqipëṇisë, Ditëlindja e heroit Adem Jashari dhe Përvjetori i shfaqjes botore t’Ushtrisë Çlirimtare …

Po gdhin epoka e qytetarëve

Unë u përtoj fjalëve të mëdha. Por mendja po më thotë, kur gjykoj gjakftohtësisht, se kjo fitore e qytetarëve të lirë shqiptarë është epokale.

Them epokale, meqë këtu s’u ndalua sall një aventurë e radhës, nga ato që bota është …

Balotazhi në Gjakovë

Qyteti im do ta provojë balotazhin. Kështu i thonë kur njerëzia hamenden, e votat e garuesve dalin pothuaj të barabarta në rrethin e parë. Ideja me balotazhin është që gjindja të kenë rast të reflektojnë përsëri, për të zgjedhur me …

Dy fjalë për Turqinë

Turqia radhitet e 54-ta në botë simbas perceptimit të korruptësisë në matjen që ban Transparency International. Italia asht e 72-ta, që domethanë se i ka punët ma keq. Mbas Turqisë janë të paktën pesë shtete antare të BE-së dhe vendet …

Përtej Dovletit Osman

Ka shum kallzime nga historia e Turqisë që shqiptarëve do t’u pëlqenin ma shum sesa lavdet për Muratët e Mehmetët. Shteti i karamanëve në brigjet e Mesdheut, ushtarët turq që zunë rob sulltanin, apo fshatarët anadollakë që çuan krye për

Tregimi për padishahun

Dallas, Texas—Tash e sa vjet në nji tyrbe historike n’afërsi të Prishtinës, mbahet nji përkujtim i përvitshëm për nji nga sulltanët osmanë.  Murati I sundoi perandorinë për gati katër dekada para se t’i printe ushtrisë së tij në Betejën e …

Kanuni i Lekë Dukagjinit (simbas Gjeçovit)

Kanuni i Lekë Dukagjinit është korpusi më i njohur i ligjeve dokesore shqiptare. Ndonëse rrënjët i ka më të vjetra, ky kanun merr emrin e prijësit arbëror në zotërimet e të cilit u zbatu.

Mendohet se Lekë Dukagjini gjat sundimit …

Fjalorth i romanit të parë shqip

Në bibliotekën e nji miku gjeta romanin e Ndoc Nikajt Shkodra e rrethueme (Tiranë: Naim Frashëri, 1967). Në mbarim të librit kishte edhe nji fjalorth, prej të cilit shkëputa këto fjalë:

A

as kahit–nga asnjë anë
anëtar-i
–partizan, njeri

Gjuha e bashkimit kombëtar

Kur shqipja asht e pastër, ajo ruen shqiptarët si komb më vete. Dëlirjen e gjuhës, dijetari Eqrem Çabej e quente sa “detyrë shkencore, njëkohësisht dhe kombëtare.”

Dallas, Texas — Shqiptarët janë një komb në saje të gjuhës. Shqipja, në letërsi …

Nji Komb, Nji Gjuhë

Dallas, Texas — Në kryeveprën Shqipëria: Ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë, Sami Frashëri shprehte vegimin e tij për t’ardhmen e vendit tue u mbështetë në njohunitë për të kaluemen e ndritun të kombit tonë. Tek parapëlqente që …

Gjuha zyrtare, e njisueme

Dallas, Texas — Shum miq të mij, toskë e gegë, përkrahin letërsinë në dy variantet e shkrueme, se krijimtaria e pasunon e fisniknon gjuhën shqipe. Mirpo, zyrtarisht sundon standardi i ’72-ës (që prej respektit për toskënishten e popullit, nuk due …

Kompleksi sllav: Evropë apo Europë?

Dallas, Texas — Disa puristë, ose siç kam dëshirë t’i quej unë, dëlirtarë të gjuhës, kambëngulin se për hir të pastërtisë së shqipes duhet me iu shmangë v-së në disa fjalë tashma ndërkombtare. Këtu mbizotnon primja e shum shkruesve …

Lajthitja ekonomike e Serbisë

Reciprokimi i Kosovës ndaj ndalimit të eksporteve të saj nga Serbia mund të çojë në humbje të pariparueshme ekonomike për këtë të fundit. Edhe nëse u rikthehet qasja në tregun kosovar, prodhimet serbe mund të mos rimarrin hapin, kur të

Makthi i një serbi të Kosovës

Ata që i sollën tmerr e lemeri shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ’90 u janë turrur tani serbëve në veri të Ibrit. Por Prishtina nuk do të lejojë një tjetër tragjedi brenda territorit të saj sovran

Prishtinë — Menjëherë pas …

Votimi elektronik dhe zgjedhjet presidenciale

Nëse arrin të zbatojë votimin dhe numërimin elektronik, Kosova do ta kishte më të lehtë organizimin e zgjedhjeve presidenciale sipas një sistemi preferencial, ku zgjedhësit radhisin kandidatët e tyre të parapëlqyer në vend se të përcaktohen për një të vetëm.

Emrat e huaj (parte secunda)

Washington, D.C. — Një dashamir më bëri vërejtje se në diskutimin tim të fundit rreth shkrimit të emrave të huaj në gjuhën shqipe nuk kisha arritur në ndonjë përfundim të qartë. Ka të drejtë, por përgjigja rreth kësaj pune nuk …

Qysh me i shkrue shqip emrat e huaj?

Washington, D.C. — Se emri i despotit libian Muamer Gadafi është shkruar në plot mënyra të ndryshme, sipas lloj-lloj kuvendesash për transliterimin e arabishtes në alfabetin latin e skripte të tjera, e mësuam gati të gjithë.

Përgjigjen më të mirë …

Malli për mëmëdhetarët

Për të ma uruar Vitin e Ri, disa miq më dërguan një nyje për YouTube të këngës “Malli për mëmëdhenë”. Sipas traditës së përvitshme, televizioni Top Channel kishte përshtatur një këngë të moçme, kësaj radhe të Vaçe Zelës, si urim

Letër e hapur: Urime për ditëlindje!

Gjyshi Sherif Mjeku (korrik 2005)

13 shkurt 2009
Seguin, Texas

I dashtun Gjysh,

Po të shkruej me të falënderue për paret e pensionit tand qe m’i kishe çue përmes mikut tonë të përbashkët. Tash nuk mund të arsyetohem për mospunë pas gjithë këtij kujdesi që

Huqe në të shprehur

Ata që thanë se nuk ka jashtëtokësorë, e thefshin qafën! RTK-ja na i shfaqi «xhirimet e objekteve jashtëtokësore». — Filan Fisteku

Washington, D.C. — Fjalët e emrat e shkruar e shqiptuar gabimisht janë bërë tashmë markë fabrike për të shprehurit …

Himni i Kosovës: Me apo pa tekst

Seguin, Texas — Kur Shqipëria nisi rrugën e saj si shtet i pavarur më 1912, “Rreth flamurit të përbashkuar” qe kënga atdhetare, që gdhendur fort mbi ndjenjat e popullit u imponua edhe në përzgjedhje zyrtare të himnit kombëtar. Ndonëse u …

Arsimi dhe financat: Taksa mbi pronë për arsimin

Nëse afro gjysma e ekonomive familjare paguajnë një mesatare prej 100 eurosh në vit taksë mbi pronë, ekskluzivisht për arsim, atëherë buxhetit për arsim do t’i shtoheshin së paku 15 milionë euro. Kuvendi i Kosovës duhet t’i përkrahë punëtorët e