Për emnat e rrugëve në kryeqytet

Dallas, Texas — Komuna e Prishtinës nuk ia ka dalë me i nderue për së mbari shum figura kombtare, tue mos gjetë rrugë apo godina të denja për t’ua kujtue emnat.

Afër rrugës Agim Ramadani, mbrapa ndërtesave të portokallta, ndodhet nji sokak i quejtun Anton Çetta. Po t’isha unë vendimarrësi, kisha me ia ndërrue emnin Çagllavicës ose Veternikut dhe me e pagzue për nder të pajtuesit të gjaqeve. Anton Çetta ishte burrë i urtë që meriton përkuljen tonë. Veç tij, dheut tonë i shërbyen shum burra e gra por dhe djem e vajza që ua kemi borxh t’i nderojmë.

Më çuditë po ashtu vorfnia e emërtimeve që i përdorim. Te na ka veç rrugë, sheshe dhe bulevarde. Pse nuk e shtojmë — simbas shembullit të ndonji vendi të zhvilluem që ka boulevard, drive, lane, avenue, street, court, place, etj. — edhe ndonji xhade, shteg, shtegth, kapërcyell, kapth, trap, udhëz a përcaktor tjetër?

Kjo duket çashtje ndjenjash, por asht domethanëse për nji qytet me tregim mbresëlanës e me vetvetësi. Uroj që kushdo të zgjedhet kryetar komune ta ketë kët punë parasysh!

(Foto: Arben Llapashtica, 2013)

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.