Haga, fëmija rom dhe faji ynë

Një baner në sheshin e Prishtinës përkrah Ramush Haradinajt gjatë gjykimit në Hagë më 2010 (Quinn Dombrowski, në Flickr, me licensë CC BY-SA 2.0)

Vetë e kemi fajin. E dijnë që as dojmë as mujmë ma mirë, dhe tash na grahin qysh t’u teket.

Sot krye­ministri ko­so­var Ramush Hara­dinaj dha dorëheqje se Spe­cialja e paska thirrë në Hagë si të dyshuem, ani pse ai asht gjyku dy herë për krime lufte. Ky lajm e ek­li­p­soi kobin tjetër: nji i rri­tun e ka dhunu disa herë dhe në fund e ka mbytë me gur fëmijën rom, ndërsa autori­tetet kanë mujtë por nuk e kanë mbrojtë.

Ndonëse tash mërziten pse sherri i Ha­gës, shum dardanë e kanë kërku moti lar­gi­min e Rambos. Kurse tragjedinë e fë­mi­jës nuk e kanë pasë ndërmend fare.

Të dy rastet kanë të njejtin thelb: dësh­ti­min tonë me pru drej­tësi në kët vend.

Regjimi te na mburret me privilegjet që u ka dhanë komuni­teteve në letër e prak­tikë. Sepse sundimtari komu­nitet e qun part­nerin e re­gji­mit — deputetët e filan-listës, filan-zyrtarin që merret me grante, dhe ndonji tjetër që e ban me u dokë mirë para të huejve. Nga­nji­herë prej duerve të kë­tyne pik diçka mirë për njerëzit poshtë. Por nuk rrjedh drejtësi.

Regjimi, e kurrgja mangut shoqnia, e ke­mi lanë krejt në harresë qyte­tarin, veç­mas të pa­mbroj­tunin.

Për dy dekada, nuk kemi ndërtu nji shtet të së drejtës, që zbaton ligjin, ndëshkon kri­min, dhe përkrah të vyemit e nevoj­ta­rët. Nuk kemi kriju as shoqni të drejtë, që e nxit virtytin dhe dënon mbrapshtitë.

Nuk asht moti që e përplasëm dhe e shkel­­mumë gruen rome, dy herë mbren­da nji jave. Edhe atëherë shkrova për fajin tonë:

 

Qëkjo ligësi jona, shpirt­nore e trupore, na ka pru qëtu ku jemi. E tani u nën­shtro­he­mi atyne që janë ma të ligë shpirt­nisht, por që kanë kaçik.

Bashkësia ndër­kom­bë­ta­re e ka pa se na s’gu­xojmë ose s’dojmë me e zbatu ligjin. Prandej na e ka detyru nji ins­ti­tu­cion të posaçëm, Gjy­ka­tën Speciale, për me i gjy­ku krimet e dy­shueme kundër të drejtës ndër­kom­bë­tare.

Kështu, për ngath­të­sinë tonë të mbas­luf­tës, na e bajmë botën me dyshu në luftën tonë të drejtë, sado që e përsërisim dhe na e ri­kuj­tojnë se nuk po gjy­kohet Ush­t­ria Çli­rim­tare e Koso­vës, por individët për shkeljet e tyne.

Në mos u gjykoftë UÇK-ja, dam­kohen shteti e shoqnia që në vend se me i kry pu­nët vetë në Pri­shtinë, ua ngar­kojnë këto të huejve në Hagë. E pu­sh­teti i Hagës nuk mbë­rrin aq larg sa me u ndih­mu edhe sho­kë­ve të 9-vje­ça­rit të vramë. Këta janë nën tu­te­lën ven­dase.

Specialja merret me kri­me lufte e krime kun­dër njerëzimit. Këto janë vepra të ran­da, dhe nuk ka pshtim për ata që i kryjnë. Deri tash Spe­ci­al­ja nuk ka gjetë as­nji fajtor. Ajo ka tagër të pu­nojë simbas kush­te­tutës sonë, n’emën të shtetit tonë, dhe simbas li­gje­ve që na vetë i kemi pra­­nu. Por na nuk e kemi në dorë punën e saj.

[ Lexo për themelimin e Speciales dhe rolin ndihmës t’Eulexit ]

Bashkësia ndër­kom­bë­ta­re e din këte. Pran­dej i ban llogaritë e veta.

Unë besoj në shejtë­ninë e pro­fesionit. Me­n­doj se Evropa e Ame­ri­ka kanë ju­ris­ta të zotë që pu­nojnë me nder. Shpre­soj se të tillë janë dhe prokurorët e gjyqtarët e Speciales.

Por e thom edhe ate që shihet: Njeriu ma i për­folun në do­ku­men­te e shkrime rreth Spe­ciales nuk ka qenë krye­ministri Hara­dinaj. Rusia e Sërbia po dojnë me e co­pë­tu Dar­daninë. Ra­mushi, ndonëse i ko­rrup­tuem deri në fyt e i kaca­fy­tun me çdo kun­dër­sh­tar të hajnisë, asht kundër co­pë­ti­mit. Nuk ka pra­nu as me heqë tak­sën 100 për­qind ndaj pro­­dhimeve sërbe. Kundërshtarët e tij mbren­da ko­a­li­ci­onit përmenden me vite si të dyshuem të mund­shëm. Por ata pra­nojnë copëtimin dhe heq­jen e taksës, dhe nji­­herë kurr­kush nuk po i thirr në Hagë.

Qëkjohja po na ndodh se na s’po dojmë ma mirë, edhe pse mujmë.

Ramushi e për­sëriti dorë­heq­jen e 2005-s që, siç tha, në gjyq me dalë si Ra­mush, jo si Kosovë. Koha ka me folë!

Foto: Një baner në she­shin e Prishtinës për­krah Ramush Hara­di­najn gjatë gjy­ki­mit në Hagë më 2010 (Quinn Dom­brow­ski, në Flickr, me licensë CC BY-SA 2.0)

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.