Ligji për provimin e jurisprudencës

Kosova diskriminon shqiptarët

Shtetasit e huej — që rën­dom i bjen shqip­tarët e Maqe­do­nisë, Shqip­nisë Lon­di­nare, Ma­lit të Zi, ja Lugi­nës së Pre­she­vës — nuk mujnë me hy në prov­im të juris­pru­den­cës në Ko­sovë. Kët pro­vim du­het me dhanë për me u ba avokat te na.

Do jurista koso­varë po kqy­rin këto ditë me e ndry­shu li­gjin për pro­vi­min. Por ndry­shimet ish dashtë edhe me heqë kush­tin e shtet­sisë. Ky kusht i dis­kri­mi­non pa të drejtë dhe ua mo­hon kaf­shatën e go­jës juris­tave t’aftë që je­tojnë prej vi­tesh në Ko­sovë, janë nje­rëz të nder­shëm e puntorë, dhe i për­mbu­shin kush­tet tjera me hy në pro­vim, por nuk kanë pasa­portë me gjashtë yje.

Kushtetuta jonë e ga­ran­ton të drej­tën e bara­zisë dhe të mbroj­tjes nga diskri­mi­nimi. Kët të drejtë the­me­lore e njo­hin dhe instru­men­tet ndër­komb­tare për të drej­tat e njeriut, që në Ko­sovë vlejnë ma shum se ligjet e Kuvendit.

Ligji mun­det me i ku­fizu të drej­tat the­me­lore, por vetëm për qaq sa asht e domos­doshme me mbërri nji që­llim që e lejon Kush­tetuta. Kushti i shtet­sisë për pro­vimin e juris­pru­dencës nuk i shër­ben kurr­farë që­llimi pos me pengu kon­ku­rren­cën e lirë.

Avokatët vërtet kryjnë de­tyra të randë­si­shme pub­like, por këto mund t’i kryjë dej­sisht edhe nji jo­qy­te­tar. Gjy­ka­ta ma e naltë n’Ame­rikë, bjen fjala, e da­llon punën e avo­katit prej për­gje­gjsive të nji në­pu­nësi që ven­dos për po­li­ti­ka qe­ve­ritare ose i be­so­hen mshe­f­tësi shtet­nore. Andaj s’ka arsye me e ku­fizu pro­fesi­o­nin e avo­ka­tit ve­tëm për shtetasit.

Kosova duhet t’ia bajë si ShBA-ja ose Fran­ca, që nuk e kanë shtet­sinë si kusht për provim. Qe­besa, Dar­dania jonë tash­ma i le­jon shum të huej me punu si avo­katë, pro­kurorë, e gjyq­tarë (kuj­toje Eu­lexin, për shem­bull, ose avo­katët evro­pianë e ame­rikanë në do raste të pro­fi­lit të naltë). Veç nuk i len joshte­tasit me hy në pro­vim të jurisprudencës.

Me kët kufizim, shteti ynë po i dam­ton jo vetëm indi­vidët që s’mund t’i nën­shtro­hen pro­vimit, por edhe t’ardh­men tonë në për­gjithsi. Po e len pa nje­rëz nji fushë të sfi­dueme si drej­tësia, kur­se njer­zit që ba­nojnë këtu po rrezi­kon me i për­zanë krejt tue ua vësh­tirsu jetën e tue ua mohu profesionin.

Na nuk kemi le­ver­di me i mbyllë sytë para diskriminimit!

Nga

Getoar Mjeku

Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Le përgjigje