Kufini në flamur

A i ndryshon simbolet shtetnore marrëveshja për kufinin me Malin e Zi?

Flamurin që e kam përdorë këtu e kam marrë prej Wikipedisë. Ai përputhet thujse plotsisht me versionin zyrtar në sajtin e kryeministrit, por i thekson ma mirë kufijtë e vendit.

Kështu po del se flamuri nuk i ka sakt as vijat që i cakton marrëveshja e vitit të kaluem e as kufijtë e përshkruem prej kundërshtarëve të marrëveshjes.

Për kët çashtje kanë folë ma parë edhe në nji raport të KlanKosovës. Dizajnuesi thotë se ka tri versione të flamurit me harta të ndryshme.

Natyrisht, nji vepër arti si simbolet shtetnore nuk janë autoritet që i cakton caqet e Dardanisë. Por ndihmojnë me tregu se çashtja e kufinit me Malin e Zi asht bukur e ndjeshme, dhe se duhet me e zgjidhë me matuni e vullnet të mirë të të gjitha palëve.

Kufini Kosovë–Mal i Zi, simbas marrëveshjes dhe përtendimeve t'opozitës
Kufini Kosovë–Mal i Zi, simbas marrëveshjes dhe përtendimeve t’opozitës

Kufini Kosovë-Mal i Zi, në hartë dhe flamur

Kufini Kosovë-Mal i Zi, në hartë dhe flamur

Flamuri i Kosovës

Nga Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.