Kufiri me Malin e Zi sipas së drejtës ndërkombëtare

Në dy punime akademike, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, prof. dr. Enver Hasani, shkruan për ligjin ndërkombëtar, mënyrën si caktohen kufijtë mes shteteve, dhe marrëveshjen e Kosovës me Malin e Zi.

Këta artikuj, të përcjellë nga një shpjegim mbi prapavijën, përbëjnë një kapitull në librin e ri të autorit, Tema të zgjedhura nga e drejta dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, që do të dalë nga shtypi muajin e ardhshëm, botim i Universitetit të Prishtinës dhe shtëpisë «Jalifat Publishing» në Hjuston, Teksas. Në të njëjtën kohë do të botohet edhe monografia tjetër e prof. Hasanit, Tema të zgjedhura nga e drejta kushtetuese.

Kapitullin për kufirin, titulluar «Uti possidetis juris dhe çështja e caktimit të kufijve të Kosovës», mund ta shkarkoni në formatin PDF.

Nga Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.