Kur «i njëjti» kryn «vepër penale»

S’dij që ka fjalë ose shprehje që ma shpifin ma shum se vepra penale dhe i njejti (ose i njëjti). Shoqet e tyne i ka pasë edhe anglishtja, por juristat e vyem nuk i përdorin ma.

Së pari, ajo që quhet vepër penale mund të jetë veprim dhe mosveprim (e vret dikend edhe tue mos i dhanë bukë kur e ke për detyrë). Pse mos me e zavendësu fjalën vepër me shkelje (e ligjit)?

Së dyti, penale as s’asht shqip e as nuk e kuptojnë njerzit çka domethanë. Pse mos me zavendësu me e ndëshkueshme? Pra, shkelje e ndëshkueshme!

Dhe fjala i njejti/njëjti ja të ngatrron krejt, ja s’vyn kurrgja. Shih çfarë hutimi: «I pandehuri është paraqitë në gjykatë dhe i njëjti do të ankohet…»!

Në do vende mjafton me thanë «ai», «qai tipi», ose «qëky ilsan». Por në qat fjali, kape fshije «i njëjti» edhe mos shto send!

Fol shkurt e shqip, haveri jem.

Nga

Getoar Mjeku

Getoar Mjeku

Njeri i lirë dhe avo­kat prej Prish­tine të Dar­da­nisë. Shkrun për shqip­tarët, gju­hën, histo­rinë, e poli­ti­kën. Lexon çkamos. Ndih­mon me mirë­mbajtë saj­tin për shqip­tari, Plisi.org.

Le përgjigje