Kushtetuesja në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë
Gjykata Speciale në Hagë

«Gjykata kushtetuese e ndërkombëtarizuar: Bartja e sovranitetit gjyqësor në rastin e Kosovës» titullohet punimi i autorëve prof. dr. Enver Hasani dhe dr. Getoar Mjeku, që diskutojnë themelimin dhe punën e Gjykatës Speciale, me përqendrim te drejtësia kushtetuese.

Lexo punimin

Punimi është pranuar për botim në revistën Vienna Journal on International Consti­tu­tional Law, e cila ka lejuar shpërndarjen e përkthimin shqip për qëllime jofitimprurëse.

Titulli i origjinalit: Enver Hasani & Getoar Mjeku, «International(ized) Constitutional Court: Kosovo’s Transfer of Judicial Sovereignty», Vienna JICL (numër i ardhshëm)

Abstrakti: Ky punim diskuton bartjen e sovra­nitetit gjyqësor në Kosovë nga kënd­vështrimi kra­ha­sues. Në veçanti, trajton dhënien e juridiksionit ku­shtetues Gjyka­tës Speciale të Kosovës. Kjo gjy­katë u themelua në sajë të zotimit të Koso­vës për të trajtuar pretendimet e Këshillit të Evropës në një do­kument të njohur si ra­por­ti i Dick Martyt. Raporti thotë se krime të luftës dhe krime kundër njerë­­zi­mit dhe të drejtës ndërkombëtare janë kryer gjatë dhe me­njëherë pas luftës së Ko­so­vës (1998–1999). U deshën disa vjet që Gjy­kata të themelohej, ndërkohë që ne­vo­jiteshin ndryshime kush­tetuese, infra­­struktura ligjore dhe hapa të tjerë prak­tikë për ta vënë në funksion Gjy­ka­tën. Këto masa për­gatitore janë ndër­marrë, por rezul­tatet praktike ende mun­gojnë, duke ngjallur fri­kën se Gjykata mund të përfundojë si sistemet e më­­parshme të drejtësisë, të udhëhequra nga OKB-ja dhe BE-ja, të cilët bënë shumë pak dhe u vo­nuan shumë për të trajtuar kul­turën e pa­ndë­sh­­kue­shmërisë në Kosovë.

Abstract in English: This paper discusses the transfer of judicial sovereignty in Kosovo from a comparative perspective. In particular, it addresses the transfer of constitutional jurisdiction to the Special Court of Kosovo. This court was formed as a result of Kosovo’s commitment to address allegations made by the Council of Europe in a document known as the Dick Marty report. The report alleges that war crimes and crimes against humanity and international law were committed during and in the aftermath of the Kosovo war (1998–1999). It took several years for the Court to be formed as constitutional amendments, legal infrastructure, and other practical steps were needed to make the Court operational. These preparatory measures have been taken, but practical results are missing, and there is fear that the Court might end up like previous UN- and EU-led justice systems, which did too little and were too late to address the culture of impunity in Kosovo.

Fjalë kyçe: bartja e sovranitetit, pouvoir constituant, kufizimi i sovranitetit, Gjy­ka­­ta Speciale për Kosovën, gjykatat e ndër­kom­bë­ta­ri­zuara, krimet e luftës, kri­met kundër njerëzimit dhe të drejtës ndër­kombëtare, kultura e pa­­ndësh­kue­sh­mërisë, in­tegrimi evropian

Nga Plisi

Themelu më 28 nëntor 2012, Plisi është sajt për qytetari dhe shqiptari.