Malli për mëmëdhetarët

Për të ma uruar Vitin e Ri, disa miq më dërguan një nyje për YouTube të këngës “Malli për mëmëdhenë”. Sipas traditës së përvitshme, televizioni Top Channel kishte përshtatur një këngë të moçme, kësaj radhe të Vaçe Zelës, si urim për festën dhe publicitet për vetë kompaninë. Videos nuk mund t’i mohoje vlerat e shumëfishta artistike që është e pritshme t’i realizojë Top Channeli, por nuk mund ta shfajësoje nga fyerja që i bën shqiptarëve, duke shpërfillur historinë dhe mëmëdheun dhe duke lartësuar mbi të gjitha punën e kompanisë. Në urimin për ndërrimin e moteve, Top Channeli përkufizon mëmëdheun si …

Letër e hapur: Urime për ditëlindje!

13 shkurt 2009 Seguin, Texas

I dashtun gjysh,

Po të shkruej me të falënderue për paret e pensionit tand qe m’i kishe çue përmes mikut tonë të përbashkët. Tash nuk mund të arsyetohem për mospunë pas gjithë këtij kujdesi që ke treguar ndaj meje. Prandaj, desha që me fjalë të shpreh falënderimin tim krahas urimeve të mia të përzemërta për ditëlindjen e dyfishtë të 17 shkurtit: Urime Ditëlindjen e 88-të, o gjysh! Urime ditëlindjen e parë të shtetit tonë!

Mbase unë nuk jam në gjendje të kujtoj rëndësinë e kësaj ditëlindjeje. Por, jeta jote, me sa e sa ditëlindje pafestuar, …