Gjuha zyrtare, e njisueme

Dallas, Texas — Shum miq të mij, toskë e gegë, përkrahin letërsinë në dy variantet e shkrueme, se krijimtaria e pasunon e fisniknon gjuhën shqipe. Mirpo, zyrtarisht sundon standardi i ’72-ës (që prej respektit për toskënishten e popullit, nuk due ta quej toskënishte) e jo gjuha shqipe si tansi. Mos nuk qenka e mundshme që gjuha zyrtare t’i ngërthejë të dy të folmet kryesore?

Zgjidhja që unë e kam mendue mbase nuk asht ma e përkryemja, por i shërben logjikës së bashkimit. Ka mundsi që nji fjalë me u shkrue njilloj për të dy dialektet, por me u shqiptue simbas …

Ta krasitim gjuhën: të shkurtojmë ë-ja!

Dallas, Texas — Sado t’ju pëlqejë me shkrue e me lexue shqip, vështirë asht mos me u ngatrrue me shkronjën ë. Llafi rreth gjuhës së shkrueme asht punë e ndijshme e njerzit preken, patën apo s’patën të drejtë. Por sa i përket ë-së, pakkush mundet me thanë se asht punë e koklavitun me ditë ku me përdorë. As ata që pajtohen me ndonji reformë nuk janë të paktë, por deri tash asnji ndryshim me vend nuk e ka pa dritën.

Nuk due me thanë se nuk na pëlqen ë-ja. Si shqipja asnji gjuhë nuk e përdorë. Asht si buzkuq për …

Kompleksi sllav: Evropë apo Europë?

Dallas, Texas — Disa puristë, ose siç kam dëshirë t’i quej unë, dëlirtarë të gjuhës, kambëngulin se për hir të pastërtisë së shqipes duhet me iu shmangë v-së në disa fjalë tashma ndërkombtare. Këtu mbizotnon primja e shum shkruesve të gjuhës me përdorë trajtën Europë në vend të formës standarde Evropë.

Tue qenë se unë vetë kam dalë jashtë binarëve të standardit, nuk po u baj kritikë pse nuk e ndjekin normën. Shqetsimi jem ka të bajë me arsyetimin e disave që me shkrue eu në vend të ev, sepse, siç thonë, kjo e fundit asht trajtë sllave.

Për të …

Gjuha e Kushtetutës: President apo Kryetar?

Sa është me vend që zyra më e lartë e vendit, e cila përfaqëson njësinë e popullit, të emërtohet me një fjalë e huaj? Tani që po rishikohet Kushtetuta, i duhet hedhur një vështrim edhe çështjes së gjuhës, krahas ndryshimeve të tjera të paralajmëruara.

Washington, D.C. — Pak fjalë, në pastë ndonjë, i bëjnë konkurrencë njëra-tjetrës si emërtimet kryetar dhe president. E para shqipe, e dyta e huazuar, ato paraqesin një mëdyshje për shumë prej nesh, që jo rrallë i përdorim në kuvendimet e shkrimet tona. Është mirë që kemi sinonime, por a nuk do të duhej që formalisht të …

Emrat e huaj (parte secunda)

Washington, D.C. — Një dashamir më bëri vërejtje se në diskutimin tim të fundit rreth shkrimit të emrave të huaj në gjuhën shqipe nuk kisha arritur në ndonjë përfundim të qartë. Ka të drejtë, por përgjigja rreth kësaj pune nuk është e thjeshtë. Kjo ndodh ngase edhe po t’i shqipërojmë ose edhe t’i lëmë në origjinal emrat e huaj, na mungojnë rregulla të përcaktuara rreth ndërveprimit të tyre me gjuhën shqipe në tërësi.

Drejtshkrimi i gjuhës standarde thotë se emrat e huaj duhet të shkruhen sipas modelit fonetik të shqipes. Por përveç faktit se këtë rrallëkush e bën sot, rishkrimi …

Qysh me i shkrue shqip emrat e huaj?

Washington, D.C. — Se emri i despotit libian Muamer Gadafi është shkruar në plot mënyra të ndryshme, sipas lloj-lloj kuvendesash për transliterimin e arabishtes në alfabetin latin e skripte të tjera, e mësuam gati të gjithë.

Përgjigjen më të mirë për rastin e Gadafin mbase na e kanë dhënë përdoruesit e platformës Yahoo! Answers: http://answers.yahoo.com/question/index?qid=20110320074557AAeQtgr.

Mirëpo thelbi i problemit të rishkrimit të emrave të huaj ka të bëjë në radhë të parë me mospërputhjet mes alfabeteve dhe ndryshimet brendapërbrenda dialekteve të gjuhës zanafillore sa i përket shqiptimit të emrave.

Sa i përket arabishtes, dihet mirëfilli se alfabeti latin nuk është …