Libri i Mary Motesit për Kosovën: Shqip me paskajore

Libri promovohet të mërkurën, me 11 tetor, në Londër. Ma poshtë po e sjellim pasthënien e përkthyesit Agim Morina rreth gjuhës që ka përdorë në botimin shqip.

Dy fjalë rreth përkthimit

Përkthimi i këtij libri, qysh kanë me vënë re lexuesit, ka disa ndryshime nga rregullat e vendosura në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Ndryshimi më i rëndësishëm, natyrisht, ësht futja në përdorim e paskajores së mirëfilltë shqipe duke përdorë trajtën e shkurtë të pjesores (fjala vjen, te foljet e rregullta: ‘me punu’, ‘me shkru’, ‘me shërby’, ‘me kry’, ‘me la’, ‘me mbajtë’, ‘me hapë’, ‘me mbledhë’, ‘me goditë’, ‘me pritë’). …

Vakia e Sherrit dhe Vakia e Hajrit

Me 15 qershor 1826, në Stamboll, ndodhi ajo që nuk e kishte mendu kush. Ndër shqiptarë ka me u njohë si Vaka-i Şerriyye (Vakia e Sherrit), ndërsa në Stamboll u qujt Vaka-i Hayriye (Vakia e Hajrit). 135 mijë jeniçerë ngritën krye kundër vendimit të Sulltan Mahmudit II për demobilizimin e jeniçerëve për me i zavendësu këta me një ushtri moderne.

Sulltani e bani këtë për shumë arsye. Jeniçerët kishin zanë pozita shumë të randësishme dhe kishin marrë në dorë fuqi të madhe. Aq të madhe sa përcaktonin edhe kush mun bahej sulltan e kush jo, kush e përbante qeverinë e …

Kushtetuta osmane e 1876-s

Në shekullin XIX, Perandoria Osmane ish gati me dhanë shpirt. Shteti që dikur i tmerronte perëndimorët me fuqinë e tij kish mbetë tani mbrapa vendeve t’Evropës.

Kështu osmanët nisën nji varg reformash për ta modernizu dhe shpëtu perandorinë. Fillimisht, ata e kundërshtunë idenë e nji monarkie kushtetuese, tue thanë se binte ndesh me të drejtën islame, sheriatin. Por trazinat politike më 1876 i hapën udhën ndryshimit të madh.

Në pranverën e atij viti, ministrat osmanë e rrëzunë prej froni sulltanin konservator Abylaziz. Por të njejtin fat e pati edhe mbasardhësi i tij liberal, Murati V, që sundoi për vetëm 93 …

Shqipnia, para dhe mbas 29 nandorit 1944

Emni i vendit: Shqipni ose Shqipëri → Shqipëri

Emni i shtetit/qeverisë: Mbretnija Shqiptare → Qeverija Demokratike e Shqipërisë (nga 1946: Republika Popullore e Shqipërisë)

Statusi: zyrtarisht shtet i pamvarun, asnjanës në Luftën e Dytë Botnore; praktikisht vetëqeverisës, nën Gjermaninë naziste → zyrtarisht fuqi shoqnuese e Aleatëve të Luftës së Dytë Botnore; praktikisht shtet satelit i Jugosllavisë së Titos, në përgaditje për aneksim federatës jugosllave, dhe aleat renegat i Shteteve të Bashkueme dhe Britanisë

Sipërfaqja: mbi 40 mijë km² → 28’748 km²

Udhëheqës: Mehdi bej Frashëri, regjent → Enver Hoxha, kryeministër

Flamuri: flamuri kombtar shqiptar → flamuri jugosllav dhe flamurit kombtar …

Mehdi bej Frashëri, udhëheqësi liberal i Shqipërisë

Qe nji video e rrallë e kryetarit të shtetit shqiptar, Mehdi bej Frashërit, më 1944. Mehdiu ishte pinjoll i degës së Velibejllive të Frashërit dhe nji figurë tejet e respektueme në Shqipni.

Për shkak të veprimtarisë së tij për të drejtat kombtare gjat sundimit osman, regjimi i atëhershëm e përndoqi dhe burgoi disa herë. Pasi shërbeu në poste të ndryshme në vitet e para të pamvarsisë, Mehdi Frashëri udhëhoqi gjatë viteve ’30 nji qeveri liberale, por ajo nuk pati jetë të gjatë.

Kur Italia po bahej gati me pushtue Shqipninë në prillin e 1939-ës, Mehdi Frashëri u ba kundërshtari ma …

Mbi herojtë dhe shkrolaxhijtë

Një koment i jemi për një artikull të turpshëm dhe tendencioz i i botuem në njëfarë reviste Kosovo 2.0, nga njëfarë Cristina Marí. Turpi ma i madh asht, natyrisht, që kjo gazetaruce Adem Jasharin e qun ‘i ashtuqujtuni hero’.

Edhe me një përpjekje për me i kuptu kriteret e rrepta të dikujt për me përkufizu heroin dhe heroizmin, nuk po muj me i kuptu standardet e dyfishta të personit të njëjtë rreth kësaj pune. Znj. Cristina Marí shkrun rreth ‘Monumentit të Herojve të Lëvizjes Nacional-çlirimtare’, kurrë tue mos e qujtë atë ‘Monument i të ashtuqujtunve heroj’, por befasisht (apo qëllimisht) …

Sot 17 vjet: Marrëveshja Holbrooke–Millosheviq

Ujdia e 13 tetorit pruni në Kosovë një mision vëzhguesish ndërkombëtarë, të cilët dëshmuan se Sërbia s’po hiqte dorë nga dhuna. Si rrjedhojë, Natoja nisi bombardimet kundër forcave sërbe në pranverë.

http://dialogplus.ch/sot-17-vjet-marreveshja-holbrooke-millosheviq-2-73793…