Qilymi lumjan

Mbramjet që shtrohen n’Amerikë për festën e pavarsisë së Shqipnisë më dalin gjithmonë interesante. Në këto ndeja mblidhen shqiptarët e krejt trojeve tona në Ballkan – shqiptarë nga tanë breznitë që jetojnë n’Amerikë: të lindun nga prindë ardhun moti, para njiqind vjetësh, qysh para pavarsisë, apo nga prindë t’ardhun në kohë të Zogut, shqiptarë t’arratisun mbas vendosjes së komunizmit, si dhe shqiptarë t’ardhun mbas viteve nandëdhetë.

Në nji nga këto mbramje nji miku jem qilloi me kenë i njoftun i përbashkët me nji zotni nga Luma. Qebesa, edhe para se me u takue me atë burrë, më kishte ba përshtypje …

70-vjetori i bombës atomike në Nagasaki

Më 7 dhjetor 1941, Japonia i sulmoi ishujt amerikanë të Havajit. Shtetet e Bashkueme, që deri atëherë kishin qëndrue asnjanëse, i shpallën luftë Japonisë. Gati katër vjet ma vonë, konflikti ma i përgjakshëm që kishte pa ndonjiherë njerzimi përfundoi me fitoren e Juesejit.

Në verën e fundit të luftës, kryetari amerikan Harry Truman i ftoi japonezët të dorëzoheshin pa kusht ose të përballeshin «me shkatrrim të shpejtë e të plotë». Ditë ma vonë, Shtetet e Bashkueme lëshuen bombën atomike – mbi Hiroshimë më 6 gusht dhe mbi Nagasaki më 9 gusht. Japonia u dorzue shpejt, dhe Lufta e Dytë Botnore …

Shqiptarët, nismëtarë të Revolucionit Xhonturk

Shqiptarët gjithmonë në synin e cikloneve politike planetare, të hutuem e të mashtruem, pa e dijtë ku ka me dalë angazhimi i tyne, flijimi dhe përpjekjet. Një shembull ilustrativ asht, doemos, Revolucioni Xhonturk (1908), të cilin e nisën shqiptarët dhe e mbaruen – tue përfitu – të gjithë të tjerët. Këtë e shpjegon shumë mirë edhe historiani turk, M. Şükrü Hanioğlu, Një histori e shkurtë e Perandorisë së vonshme Otomane, 146–47:

Qysh do të duhej me qenë e qartë tashma, i ashtuqujtuni Revolucion i Turqve të Rij (Xhonturk) nuk ishte, qysh len me kuptu emni, një kryengritje popullore me shkallë …

“The Interview” nuk osht i pari

“The Interview” nuk duhet me u trajtu si diçka speciale se nuk osht i pari. Në vitin 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Adolf Hitleri ka qenë në kulmin e pushtetit, Charlie Chaplini ka guxu me bo një film parodi me figurën e tij.

Filmi “The Great Dictator” – ose “Diktatori i Madh” – shtjellon karierën e një personazhi që i ngjan Hitlerit, si dhe në të njejtën kohë tregon për një Hitler të parodizuar dhe fort mirë të imituar nga Chaplini.

Qysh edhe dihet, Charlie Chaplini dhe Hitleri kan lindë në të njejtin vit, në të njejtin muaj, …

Amendamenti 47

Borisav Jovići, dhelpna e politikës serbe, krimineli mbrapa perdesh, në kujtimet e tij hedh dritë për ngjarjet që i paraprinë ndryshimeve kushtetuese të vjetit 1989. Tregon se si edhe vetë Miloševići ishte lëkundë rreth amendamentit të famshëm 47, në kushtetutën e Serbisë, me të cilin hiqej vota e krahinave autonome për miratimin e çfarëdo ndryshimi në kushtetutën e Serbisë.

Në të vërtetë kjo tregon edhe lojën që asht lujtë mbrapa perdesh. Jovići asht i bindun që Kuvendi i Kosovës ka me i miratu ndryshimet. Çfarë dinte Jovići ma shumë se Miloševići?

Borisav Jovići qe përfaqësues i Sërbisë në kryesinë shumantarëshe…

Letër e Kadaresë Presidentit George H.W. Bush

Qe letra që shkrimtari ynë Ismail Kadare i dërgoi kryetarit të Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, më 1991:

Zoti President,

Dy vjet më parë, më 1989, kur, jo vetëm në vendin tim, por në gjithë perandorinë e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende në këmbë, me mikun tim, laureatin e çmimit “Nobel” të paqes, Elia Weisel, ju kam dërfuar një letër. Në atë kohë, për një letër si ajo, në Shqipërinë komuniste dënoheshe me vdekje, megjithatë unë e ndjeva për detyrë t’u drejtohesha Juve, presidentit të shtëtit më të fuqishëm demokratik të botës, për t’ju kërkuar ndjesë në emër të …

Letër e Namik Ressulit

Qe nji letër që Namik Ressuli ia dërgoi Tajar Zavalanit më 23 janar 1958 nga Torino. Faksimilja e origjinalit të shtypur me makinë shkrimi ndodhet më poshtë.

Kliko mbi pamje për me i pa në madhësi të plotë:

Origjinali në formatin JPG (madhësia e skedarit: 4.2 MB)…