Ditëlindja e Madibës

Udhëheqësi revolucionar kundër Apartheidit dhe ish-Kryetari i Afrikës së Jugut (1994-1999) u lind më 18 korrik 1918. Me profesion avokat, Nelson Mandela filloi veprimtarinë politike qysh në vitet ’50-të, duke u përfshi në lëvizjen jugafrikane për të drejtat e popullsisë zezake.

Ndonëse shumicë, zezakët qenë kthye në qytetarë të dorës së dytë në vendin e mbizotëruar nga pakica e bardhë. Sistemi i segregimit i njohur si Apartheid përcaktonte të drejtat e qytetarëve sipas racës dhe ndalonte bashkëjetesën e racave të ndryshme.

Më 1962, Mandela u denua me burgim të përjetshëm. U lirua pas 27 vitesh, më 1990, në një kohë …

Naimi për Amerikën

Ja se ç’thoshte rilindasi ynë Naim Frashëri për Shtetet e Bashkuara në një tekst mësimor të gjeografisë në shek. XIX:

Vëndet’ e bashkuarë . . . janë prej 34 dhimokrative [republikave] të bashkuara, dhe kanë 35,000,000 njerës: k. q. i gjithëve është Vashinktoni [dhe] më të mbëdhenjtë qytetë janë Nevjorku me 8,100,000 njerës, Bostoni me 200,000, Filladhelfija me 560,000. Ky vent është më mbroth në dituri e në drita dhe së gjithash nga gjithë bota.

Se Naimi i veçon Shtetet e Bashkuara si vendin më të zhvilluar të rruzullit është e qartë. Por për se e ka fjalën kur thotë …

Qindvjetori i Prenk Vidit të Shqipnisë

Më 7 mars 1914, nji fisnik gjerman mbërrijti në Durrës për ta marrë fronin shqiptar. Por sundimi i Mbretit Vid qe ditëshkurtë. Kundër tij u ngritën n’emën të fesë anmiqtë e Shqipnisë.

Dallas, Teksas — Shum bujarë në Perëndim zunë t’andrrojnë kunorën e nji shteti të vogël në viset ma të lashta të kontinentit, ndërsa Turqia Evropiane po lëshonte grahmën e fundit në vjeshtën e 1912-ës. Por të gjithë andrrimtarët e kotë qenë ma fatlumë se njeriu që – mbasi kishte thanë jo njiherë – pranoi të bahej «Princ i Shqipnisë».

Shqiptarët shpallën pamvarsinë në vlugun e Luftës së Parë …

Përtej Dovletit Osman

Ka shum kallzime nga historia e Turqisë që shqiptarëve do t’u pëlqenin ma shum sesa lavdet për Muratët e Mehmetët. Shteti i karamanëve në brigjet e Mesdheut, ushtarët turq që zunë rob sulltanin, apo fshatarët anadollakë që çuan krye për tokën e bukës janë pjesë e ndritun e historisë turke që duam ta ndigjojmë. Shto këtu dhe tregimin për reformatorin turk që kërkoi shkolla për shqiptarët, ndonëse s’e bindi dot padishahun. Për t’i shënue drejt këto ngjarje fisnike, na duhet me ia njehë të metat halifit dhe shtetit që ai e sundoi.

Dallas, Texas — Nuk dij të ketë ndonji …

Tregimi për padishahun

Dallas, Texas—Tash e sa vjet në nji tyrbe historike n’afërsi të Prishtinës, mbahet nji përkujtim i përvitshëm për nji nga sulltanët osmanë.  Murati I sundoi perandorinë për gati katër dekada para se t’i printe ushtrisë së tij në Betejën e Kosovës më 1389.  Megjithëse osmanët korrën fitore, nji ushtar vendas ia doli ta vriste sulltanin fare pranë tyrbes, që më pas u ngrit në nderim të monarkut.

Ceremonia e vrikshme, megjithate, nuk asht vetëm përkujtim i së kaluemes.  Se kush e organizoi, kush qe i pranishëm, kush foli e çka tha për sulltanin lëshon gjamë politike dhe asht çashtje e …

Himni i Kosovës: Me apo pa tekst

Seguin, Texas — Kur Shqipëria nisi rrugën e saj si shtet i pavarur më 1912, “Rreth flamurit të përbashkuar” qe kënga atdhetare, që gdhendur fort mbi ndjenjat e popullit u imponua edhe në përzgjedhje zyrtare të himnit kombëtar. Ndonëse u dyshua në origjinalitetit e tekstit të Asdrenit—i cili fundja edhe i ngjason shumë atij rumun—si dhe u përçmua ideja e adoptimit të një marshi të huaj për himn kombëtar, përpjekje për të zgjedhur një himn të ri të pranueshëm kishin dështuar gjatë ekzistencën së shtetit shqiptar. Më 1998, me kushtetutën e re demokratike të Shqipërisë, Himni ynë i Flamurit u …