Këshillat e bariut për Amerikën

Washington, D.C. — Një fjalë e urtë nga bota e vjetër thotë: Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.

Por shumë udhëheqës e komentues politikë në Shtetet e Bashkuara parahedhin se vendi i tyre duhej të braktiste tufën e kombeve që po ndërhyjnë në Libi për të zbatuar Rezolutën 1973 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kritikat ndaj fushatës cekin, mes tjerash, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në një tjetër konflikt në botën arabe, barrën financiare ndaj ekonomisë së çalë, veprimet e njëanshme amerikane, mospajtimin ndërkombëtar, mbështetjen për opozitën libiane dhe viktimat ndër civilë.

Ndonëse mund të …

Kosova të përgatitet me njoftë qeverinë e re të Libisë

Tirani i shkretëtirës, Muamer Gadafi, i dha mbase intervistën e fundit një kanali televiziv të miqve të tij serbë. Kundërshtarët e diktatorit po zgjerojnë trevat e çliruara të Libisë, duke i dhënë tani mundësi medieve kosovare të përfitojnë nga një miqësi e re. Republika e Kosovës duhet të veprojë shpejt, duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së një qeverie të përkohshme libiane, që pritet të zëvendësojë regjimin brutal të xhemahirisë.

Washington, D.C. — Forcat opozitare njoftuan së fundmi për themelimin e një këshilli kombëtar, që mëton të jetë zëri i revolucionit në Libi. Një zëdhënës tha se organi i sapoformuar nuk …

Ndryshimi i sistemit zgjedhor për demokraci të njëmendtë

Është e pamundshme që për disa parti në Kosovë të shënosh qoftë edhe përafërsisht vendin që zënë në spektrin politik ose të përshkruash prirjet e tyre ideologjike. Por ajo që mund të bëhet për këto parti është hijezimi i rajoneve në hartën e Kosovës, në të cilat ato ushtrojnë ndikim pothuajse të pakontestueshëm. Shumë prej partive kryesore gëzojnë pozitat e tyre në skenën politike në sajë të mbështetjes që kanë në një krahinë të vendit dhe për hir të angazhimit për interesat e atij rajoni.

Washington, D.C. — Në një kohë kur këto parti flasin për integrimin e vendit në …

Zgjidhje e krizës kushtetuese, zgjedhja e presidentit nga populli

Washington, D.C. — Ndërkohë që udhëheqja e Kosovës këmbëngul në zgjidhje kushtuese të krizës së tanishme politike, duhet marrë parasysh vetë praktikat jashtë-kushtetuese që në të vërtetë na kanë sjellë në këtë çast vendimtar. Ndërsa Kushtetuta përcakton zgjedhjet parlamentare dhe nënkupton koalicionin qeverisës në rast se asnjë parti nuk fiton shumicën në Kuvend, ligji më i lartë i vendit nuk cek mënyrën se si duhet të formohet koalicioni, duke ua lënë partive politike që të ujdisen mes vete dhe të marrin vendim. Mirëpo marrëveshjet mes partive, ndonëse në dukje janë të një vije me Kushtetutën, shpesh ndjekin interesat e ngushta …

Festë para kremtes

« Martin Luther Kingu i çliroi të gjithë, jo vetëm afro-amerikanët. » — Barbara Ewing, veprimtare amerikane e arsimit

E hënë, 19 janar, Seguin, Texas — Një renditje jo fort e qëlluar e fjalëve në mediet shqiptare i ka dhënë Barack Hussein Obamës një përparësi ndaj George W. Bushit. Ndonëse të dy ishin zgjedhur nga populli amerikan, Obama u quajt «presidenti i zgjedhur», kur në fakt bëhej fjalë për të zgjedhurin president/kryetar që po e merr këtë pozitë të njëzetën ditë të kallnorit.

Prej 24 vjetësh në Shtetet e Bashkuara, të hënën e tretë të janarit, kujtohet figura e Dr. …

Himni i Kosovës: Me apo pa tekst

Seguin, Texas — Kur Shqipëria nisi rrugën e saj si shtet i pavarur më 1912, “Rreth flamurit të përbashkuar” qe kënga atdhetare, që gdhendur fort mbi ndjenjat e popullit u imponua edhe në përzgjedhje zyrtare të himnit kombëtar. Ndonëse u dyshua në origjinalitetit e tekstit të Asdrenit—i cili fundja edhe i ngjason shumë atij rumun—si dhe u përçmua ideja e adoptimit të një marshi të huaj për himn kombëtar, përpjekje për të zgjedhur një himn të ri të pranueshëm kishin dështuar gjatë ekzistencën së shtetit shqiptar. Më 1998, me kushtetutën e re demokratike të Shqipërisë, Himni ynë i Flamurit u …

Arsimi dhe financat: Taksa mbi pronë për arsimin

Nëse afro gjysma e ekonomive familjare paguajnë një mesatare prej 100 eurosh në vit taksë mbi pronë, ekskluzivisht për arsim, atëherë buxhetit për arsim do t’i shtoheshin së paku 15 milionë euro. Kuvendi i Kosovës duhet t’i përkrahë punëtorët e arsimit apo bërësit e brezave të rinj.

Seguin, Texas — Prej më se 15 vjet arsimi i Kosovës mezi ekziston; për 15 vjet është shpresuar shumë dhe bërë shumë pak për arsimin, ndërsa këtë e ka mbajtur gjallë optimizmi dhe atdhetarizmi i mësuesve tanë. Thjesht, arsimi i Kosovës ka ecur pa para. Si një nga sferat më të rëndësishme të …