Tastiera

Tastiera Plisi është shestim ose planimetri e tastierës kompjuterike për gjuhën shqipe. Për ta përdorë shestimin në një kompjuter ose pajisje tjetër elektronike, duhet me instalu programin e tastierës Plisi.

Shestimi themelor
Shestimi Plisi në përgjithësi
Shestimi Plisi në hollësi (me karakteret e posaçme) — Renditja e karaktereve me të kaltër mund të ndryshojë në Linux

Shkarko programin

Programi për tastierën jepet falas me shpresën se do të vyejë, por pa kurrfarë garancie.

Windows

Plisi ver. 2018-09 për Windows

Ky version përditëson të dhënat teknike të programit dhe saktëson radhitjen e disa karaktereve të posaçme.

OS X

Plisi ver. 2014-11 për OS X

Ky është versioni i parë që është punu për OS X.

Linux

Plisi ver. 2014-10 për Linux

Disa distro të Linuxit, si Ubuntu ver. 14.10, vijnë me shestimin «Plisi D1», variant i shestimit Plisi.

Kodi burimor

Licenca

Për aq sa mund të zbatohet, ky program jepet nën kushtet e licensës Apache License, version 2.0. Pra, është program i lirë — mund ta përdorësh, modifikosh, dhe përfshish në programe të reja, përderisa cek burimin dhe u përmbahesh kushteteve të tjera të licensës.

Dokumentimi

Për pyetje dhe vërejtje, shkruaj koment ma poshtë ose dërgona postel në o[et]plisi[pikë]org.

Udhëzime me video

Windows

Apple OSX

Doracaku

Shfletoni këtu doracakun për shestimet «Plisi D1» dhe «Plisi D2», paraardhëseve të shestimit «Plisi». Udhëzimet për përdorimin dhe instalimin e tyre vlejnë dhe për shestimin «Plisi».

Nga shtypi

Koha.net, «Një tastierë e re për gjuhën shqipe» (2014-02-19)

11 komente

  1. Kontribut shumë i çmueshëm. Sapo e instalova tastierën dhe po punon shumë mirë. Ju faleminderit shumë.

  2. pershendetje. Une e shkarkova per versionin mac, u shkarkua nje file te tipit .bundle, e sdi cka ti baj tash? 😀

Komento