Thanas Moraiti – mjeshtër i kangëve arbërore

Thanas MORAITI (Thanassis Moraitis) lindi në katundin Vagia të Tebës (Greqi). Studioi shkencat politike dhe muzikën në Universitetin Patnion të Athinës. Me 1988, në bashkëpunim me Dhimitër Lekën (Demetrios Lekkas) e me ndihmën dhe bashkëpunimin e Aristid Kolës e të aktores së famshme arbërore, Irena (Lejleku) Papas, nxori albumin e dyfishtë Këngë arbërore (Arvanitic Songs), e cila doli në treg prap me 1995 dhe 2002.

Me 1997 formoi një kuintet të përziem me instrumente klasike të qujtun ‘Bukurana’. Aj asht një nga emnat ma të ndritun të muzikës arbërore në Greqi dhe ka dhjetëvjetësha të tanë që punon në rujtjen …