Dy kombëtare, një abetare

Kryeministri shqiptar Edi Rama u taku sot me «150 maturantët më të mirë të vendit», me të cilët foli për pranimin në universitet. Kurse mua më erdhi një porosi e çuditshme: «mfal a ka afat t2 ne filologjik Gj.shqipe? [sic]», më shkrun në Facebook një i panjofshëm. Ta qujmë Leart.

Learti nuk po më pyeste për afatin kalimtar në futboll, ku jemi dyzu në kombëtaren shqiptare e përfaqësuesen e Dardanisë. Atij i interesonte me u regjistru në universitet. Në arsim të paktën, kemi një abetare të përbashkët për gjithë shqiptarinë. Por jemi edhe më të ndarë se në sport kur …

Studenti shqiptar merr çmim në Amerikë

Një universitet me nam në Shtetet e Bashkuara ka shpërbly një student shqiptar për punën e tij me të rijtë në Dardani dhe në Amerikë. Mentor Dida ka fitu çmimin Udhëheqës i Dalluar i Studentëve të Diplomuar (Outstanding Graduate Student Leader) në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

Në vendlindje, Mentori ka punu me të rijtë me qëllim me i dhënë fund varfërisë duke nxitë sipërmarrësinë. Kurse në Arizonë, ka udhëheqë studentët në zhvillimin e teknologjive për energji alternative.

Veprimtari 24-vjeçar drejton mes tjerash Lëvizjen “Dy Dollarë” — The Two Dollar Movement — pjesëtarët e së cilës përpiqen me ndërgjegjësu rrethin për …

Të mirat e shumëgjuhësisë

Një gjë të re që mësova nga intervista sonte me znj Bardha Mance pranë Athens International Radio është se edhe Universiteti i Athinës paska studiuar rishtas efektin e shumëgjuhësisë. Madje mu me fëmijët shqiptarë që vijojnë Shkollën Shqiptare në Athinë. E se rezultatet e tyre përkojnë plotësisht me rezultatet nga studime tjera ndërkombëtare te një pikë: fëmijët shumëgjuhësorë e kanë më lehtë të arrijnë suksese edhe në lëmi tjera.

Që shqipja u mundëson fëmijëve të mësojnë më mirë tjera gjuhë, shkaku i pasurisë së madhe të tingujve speficikë, kjo s’është sekret. Për mua është interesant kjo ndërlidhja e dokumentuar shkencorisht …

Shtatzanë në klasë të tetë

Për pesë ditë shetitje, shtatë nxanëse mbeten shtatzanë. Jan ende në të tetën klasë.

Ky lajm erdh nga Sërpska e Bosnjës, por punët s’jan qaq ma mirë as në trojet shqiptare. Shoqnitë tona në t’ashtuquejtunin Ballkan Perëndimor nuk po tregojnë qoftë ma të voglin kujdes ndaj fëmijëve e të rijve.

Simbas studimeve, fëmijët që edukohen me kohë për jetën familjare dhe shëndetin i nisin përgjithsisht ma vonë marrëdhaniet seksore. Moshatarët e tyne që nuk marrin mësime rreth kësaj pune e provojnë seksin ma heret. Këta gjithashtu jan shumfish ma të rrezikuem prej shtatzanisë së hershme, sëmundjeve gjenitore, si dhe vështirësive …

Mërgimtarët përkrahin rektorin

Pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan i kanë dërguar letër kreut të Universitetit të Prishtinës për ta përkrahë në qëndrimin e tij rreth pranimit të studentëve. Sot, grupe të luftëtarëve protestuan para rektoratit, duke këmbëngulë që fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve të pranohen vetvetiu në universitet, pa marrë parasysh kriteret.

Qe letra dërguar rektorit Ramadan Zejnullahu, i cili ka kundërshtuar pranimin pa kriter të studentëve:…

Shoku im i fillores

E pashë sot, e takova pas kaq vitesh, por nuk e fsheh se shpesh e kam kujtuar, si rrallë të tjerët. Gjithherë kisha një ndjenjë më tepër për të, pa ia treguar kurrë askujt. Sigurisht se s’kishte të bënte me llojet e simpative, as lloji i saj, ishim të vegjël. Diçka më tepër, diçka që përmbyste gjithë zemrën e shpirtin, duke kriju një apokalips të pandreqshëm dhembshurie.

Për herë të parë ndrojtjen me theks të vërejtur në shumicë, përhumbjen mes një klase të vogël, si mes një bote të pa shteg, vetminë e pa shërueshme, fajin idhnak dhe kryeneç, i …

Literatura antishkencore

Kjo thënie antishkencore e Vesel Latifit në librin “Kriminalistika” duhet të kriminalizohet, bashkë me autorin.

Shkencërisht është e dëshmuar, në një sërë studimesh afatgjata, e në mjedise të ndryshme kulturore, që gruaja është më e rrezikuar për dhunë fizike dhe seksuale në shtëpi të vet, nga burra të afërm. Prekursorët më të sigurt nuk janë sjellja e saj, po gjinia, afria me kriminelin, dhe situata e ndarjes (kur gruaja kërkon t’i japë fund relacionit). Si predikator i katërt i rrezikut është shtatzania, shumë gra i nënshtrohen dhunës (edhe seksuale) gjatë shtatzanisë. Kjo është e vërteta shkencore për dhunimet.

Nëntëdhjetë përqind …