Për faltoren e UP-së

Nji ndërtesë gogol n’oborrin e universitetit ma në fund mund t’u hyjë në punë studentëve që u ka zanë rrugën tash e njizet vjet. Pushtuesit e nisën asokohe për pakicën sunduese. Por sod, kisha e pakryeme pranë bibliotekës mund t’u vyejë të gjithëve – si faltore e përbashkët për besimet e ndryshme. 

«Përronit përjetë», thoshte nji mësuese e imja kur jepte nji mendim për të cilin e dinte se nuk gëzonte përkrahjen e kolegëve. Do ta ketë parafytyrue vetullën e ngritun të njerëzve përreth ashtu siç parandiej dhe unë tërbimin e qytetarëve ndërsa i ftoj ta mbarojmë nji punë që …

Naimi për Amerikën

Ja se ç’thoshte rilindasi ynë Naim Frashëri për Shtetet e Bashkuara në një tekst mësimor të gjeografisë në shek. XIX:

Vëndet’ e bashkuarë . . . janë prej 34 dhimokrative [republikave] të bashkuara, dhe kanë 35,000,000 njerës: k. q. i gjithëve është Vashinktoni [dhe] më të mbëdhenjtë qytetë janë Nevjorku me 8,100,000 njerës, Bostoni me 200,000, Filladhelfija me 560,000. Ky vent është më mbroth në dituri e në drita dhe së gjithash nga gjithë bota.

Se Naimi i veçon Shtetet e Bashkuara si vendin më të zhvilluar të rruzullit është e qartë. Por për se e ka fjalën kur thotë …

Studentët në Teksas shënojnë 7 Marsin, nderojnë mësuesen shqiptare

Një shoqatë studentësh shqiptarë në Shtetet e Bashkuara ka shënuar për të katërtën herë me radhë Ditën e Mësuesit, duke nderuar me mirënjohje një veterane të arsimit nga komuniteti i mërgimtarëve.

Organizata Studentore Shqiptaro-Amerikane e Hjustonit në Teksas (Albanian-American Student Organization of Houston, Texas) i ndanë çmim Prof. Valbona Aliaj, mësimdhënëse e matematikës, gjatë një tubimi të bashkatdhetarëve.

E lindur në Gjirokastër, Prof. Aliaj nisi punën si pedagoge 35 vjet më parë në Shqipëri për të vazhduar në fillimvitet 1990 në shkolla fillore dhe të mesme në Teksas.

Kryetari i shoqatës, Ergi Agolli, e çmoi lart punën e mësueses, ndërsa …

Arsimi dhe financat: Taksa mbi pronë për arsimin

Nëse afro gjysma e ekonomive familjare paguajnë një mesatare prej 100 eurosh në vit taksë mbi pronë, ekskluzivisht për arsim, atëherë buxhetit për arsim do t’i shtoheshin së paku 15 milionë euro. Kuvendi i Kosovës duhet t’i përkrahë punëtorët e arsimit apo bërësit e brezave të rinj.

Seguin, Texas — Prej më se 15 vjet arsimi i Kosovës mezi ekziston; për 15 vjet është shpresuar shumë dhe bërë shumë pak për arsimin, ndërsa këtë e ka mbajtur gjallë optimizmi dhe atdhetarizmi i mësuesve tanë. Thjesht, arsimi i Kosovës ka ecur pa para. Si një nga sferat më të rëndësishme të …