Ambientalistët suedezë në Mirditë

Në nji zonë të Mirditës shkojnë do ambientalistë suedezë — do environment protection experts, ekspertë për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit — dërgue nga Bashkimi Evropian. Bajnë takime me banorët tue folë për mjedisin dhe kafshët e egra që jetojnë andej. Mbas leksioneve u thonë banorëve a kanë ndonji pyetje.

— Ju mirë boll folët. Po ne na qitën fare ujqt, or ti! — u ishin ankue mirditorët suedezëve, — Ç’me ba, or ti? Na i shfarosën krejt gjanë e gjallë!

— Jooo… mos i vritni ujqit… me marrë do armë gjaku të posaçme, me plumba paralizues, me i gjuejtë …

Të martuem me grue

Mbasi ka pase hi Partia, n’gjykatë n’Baram Curr, pe dvetke gjykatësi nji malsor qe e kishin pru t’pandehun:

— Sa vjeç je? — A ùn â? — i thotë Malsori. — Jo, une! — ia pret tanë ironi gjykatësi. — Ti a?! Shazoten kshtu tek je i majtun e nuk jep, se nuk t’ka thye puna e randë, po nja 60 e kusur mythë i ke kur t’duesh! — Pusho, të thashë, — kërcënon gjykatësi dhe vazhdoi duke e dvetë: A je i martuem? — Po, me nji grue, — gjegjet malsori. — Po me nji grue, pse çka? A …

Hetuesi me kapele republike

Nji ish i përndjekur politik që jetonte jashtë Shqipërisë vjen me pushime në Tiranë edhe hyn në një nga ato lokalet luksoze të qendrës me pi diçka. Hyn në lokal, ulet në një tavolinë dhe sheh rreth e rrotull lokalit… Lokal luksoz, taman për qejf, njerëz plot – dukej që kishte xhiro!

Po shihte rreth e rrotull lokalin ish i përndjekuri kur çka të shohë: në qoshe të lokalit krejt afër banakut ishte i ulun ish-hetuesi që e kish marrë në pyetje kur e kishin denu për politikë.

Kuptohet, sa e pa iu errën sytë ish të përndjekurit. Mendohet dhe …