Albanija e Albinit dhe Shqipërija e Shqipëtarëvet

Mos kandidati për kryeministër të Kosovës don me e ndërru edhe kushtetutën e Shqipnisë që s’lejon referendum për «[ç]ështjet që lidhen me tërësinë territoriale»?

Udhëheqësi ma i votuem në Dardani po e njajtëson bashkimin kombtar me referendumin. I emnuemi i Vetëvendosjes për kreun e qeverisë, Albin Kurti, paska thanë rishtazi:

Ajo çfarë do të bëjmë në qeverinë e LV, është që t’i japim popullit të Kosovës të drejtën e referendumit, të cilën sot nuk e ka. E drejta për referendum është një ndër themelet e të qenit sovran. E pastaj, kur të jetë e drejta për referendum, populli i Kosovës …

Dy kombëtare, një abetare

Kryeministri shqiptar Edi Rama u taku sot me «150 maturantët më të mirë të vendit», me të cilët foli për pranimin në universitet. Kurse mua më erdhi një porosi e çuditshme: «mfal a ka afat t2 ne filologjik Gj.shqipe? [sic]», më shkrun në Facebook një i panjofshëm. Ta qujmë Leart.

Learti nuk po më pyeste për afatin kalimtar në futboll, ku jemi dyzu në kombëtaren shqiptare e përfaqësuesen e Dardanisë. Atij i interesonte me u regjistru në universitet. Në arsim të paktën, kemi një abetare të përbashkët për gjithë shqiptarinë. Por jemi edhe më të ndarë se në sport kur …

Mëshele fjalorin

Fjalori i shqipes i vitit 1954 shënon fjalë si mëshel e i mbramë ose edhe nalt. Botimi i radhës i leksikografisë, fjalori i vitit 1980, nuk e ka asnjërën nga këto leksema. Secila prej tyre mbetet kësisoj e papërfaqësuar në fjalorin e gjuhës që këto fjalë i përdor. E qartë, vendimi për heqje vjen për shkak se zërat nuk i sugjerohen fare përdoruesit në përdorimin zyrtar të gjuhës.

I mbramë për i fundit u zhduk në fjalorin e vitit 1980, por mbeti zëri tekembrama. Cili mund të ketë qenë vendimi me e heqë kur figuron si fjalë e vetme, por …

Shqipnia, para dhe mbas 29 nandorit 1944

Emni i vendit: Shqipni ose Shqipëri → Shqipëri

Emni i shtetit/qeverisë: Mbretnija Shqiptare → Qeverija Demokratike e Shqipërisë (nga 1946: Republika Popullore e Shqipërisë)

Statusi: zyrtarisht shtet i pamvarun, asnjanës në Luftën e Dytë Botnore; praktikisht vetëqeverisës, nën Gjermaninë naziste → zyrtarisht fuqi shoqnuese e Aleatëve të Luftës së Dytë Botnore; praktikisht shtet satelit i Jugosllavisë së Titos, në përgaditje për aneksim federatës jugosllave, dhe aleat renegat i Shteteve të Bashkueme dhe Britanisë

Sipërfaqja: mbi 40 mijë km² → 28’748 km²

Udhëheqës: Mehdi bej Frashëri, regjent → Enver Hoxha, kryeministër

Flamuri: flamuri kombtar shqiptar → flamuri jugosllav dhe flamurit kombtar …

Për këta, Norvegjia joenveriste s’asht shtet normal

Xhevat Lloshi asht ftu me folë për apelin e 20 ‘intelektualëve’. Mbasi për këtë kam një artikull të veçantë po thom vetëm që Lloshi s’e thotë as edhe një fjalë për këtë ‘apel’. Dhe një fakt tjetër me randësi që duhet me vu në dukje asht që nga këta 20 ‘intelektualë’, 19 janë toskë dhe një asht mirditor anonim në gjuhësi (pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit 1972), i cili ende, edhe sot, ban thirrje për ringjallje të sistemit të Enver Hoxhës. Kjo vetëm sa për ta kthjellu pamjen që këta stalinistë të regjun dojnë me e turbullu dhe me e …

Shqipninë e bashkueme…

Shqipninë e bashkueme kemi me e ba. Për këte vendosim na vetë shqiptarët, sepse jemi zotën të trojeve tona. Nuk vendos as Beogradi, as Brukseli, e as Berlini, sado dashamirë e miqsorë qofshin ndaj nesh.

Të huajt s’kanë pse i frigohen nji populli që me shekuj ka çmue si vlera themelore nderin, barazinë, lirinë, dhe besën e secilit njeri. Këto vlera janë thelbi i gjithsishëm i dokeve tona (i kanuneve të moçme shqiptare), që na detyrojnë me ndjekë paqen e mos me i ba kujt trazim. Por njiherësh, si popull sipërtar (sovran), kemi për detyrë edhe mos me lejue tjetërkend …

Kompjuter apo komputor?

Dikush më pyeti “pse kompjuterin p’e qun komputor,” duke vu re kisha përdorë një fjalë të pazakontë për pajisjen që i shërben sot njeriun në gati çdo punë.

Përgjigja ime është e thjeshtë. Kam tri arsye:

Gjuha shqipe — Me përjashtim ndoshta të fjalës berber, fjalët e qëtij lloji i kemi huazu shqip me -or në fund: p.sh., transformator, adaptor, kontrollor, murator etj. Historia — Prof. Sali Doçiqi, doktori i parë shqiptar i kibërnetikës, përdorte fjalën komputor (ose kompjutor). Ai mbikqyrte komputorët e ndërmarrjes Trepça qysh në vitet e ’70-ta, në një kohë kur shpikja e madhe teknologjike ende s’kishte…