Kompjuter apo komputor?

Dikush më pyeti “pse kompjuterin p’e qun komputor,” duke vu re kisha përdorë një fjalë të pazakontë për pajisjen që i shërben sot njeriun në gati çdo punë.

Përgjigja ime është e thjeshtë. Kam tri arsye:

Gjuha shqipe — Me përjashtim ndoshta të fjalës berber, fjalët e qëtij lloji i kemi huazu shqip me -or në fund: p.sh., transformator, adaptor, kontrollor, murator etj. Historia — Prof. Sali Doçiqi, doktori i parë shqiptar i kibërnetikës, përdorte fjalën komputor (ose kompjutor). Ai mbikqyrte komputorët e ndërmarrjes Trepça qysh në vitet e ’70-ta, në një kohë kur shpikja e madhe teknologjike ende s’kishte…

Ç’gegë me qenë?

Rreth «Unë jam gegë» nga Mustafa Nano

Mustafë, je toska që shkon më së largu: jo thjesht vihesh me e zhbiru problemin që jetojmë, por edhe shpall se je gegë. Ky ekspozim publik kërkon më shum se mirënjohje. Don mbështetje të plotë. Sidomos kur dihet se do të dalin aso që shpalimin do të ta marrin për identifikim me ‘katundarizmin’, nji shtresë sociale gjithqysh “të nënrenditur”, e do të rendin fill me të portretizu me plis të bardhë në krye, çifteli në dorë, kokulur, të nënshtruar.

Vërtet, me shpallë se, ndonëse skraparlli, je tashmë gegë, do me thënë me e …

Pse “sod” dhe “asht”?

“Pse ‘sod’ e jo ‘sot’? Pse ‘asht’ dhe nuk ‘është’?” Nëse ndonjëherë të ka shku mendja me më pyetë, nuk je vetëm. Më kanë pyetë shum vetë para teje. Dhe meqë përgjigjet e shkurta që i kam përsëritë sipas nevojës nuk kanë vyejtë njëlloj për secilin, mendova t’jua laj borxhit të gjithëve përnjëherë. Andaj, qe shqip një mbrojtje e hollësishme për mënyrën si i shkruaj unë dy fjalët e rëndomta të gjuhës sonë.

Që të ma kesh hatrin, në këtë shkrim do i shkruaj ato fjalë si “sot” dhe “është.” Por një arsye me i shkru “sod” dhe “asht” është …

Për lirinë e Shqipërisë

Shqipnia nuk u çlirua më 29 nandor 1944. Çlirimi i njimendtë filloi në dhjetor 1990, kur studentët u ngritën për “Shqipërinë si gjithë Europa,” dhe vijon edhe sod.

Tue folë së voni për arsimin në Shqipni, Kryeministri Edi Rama e lidhi sërish t’ardhmen e vendit me trashigiminë e diktaturës komuniste. Së pari, na kujtoi se vendi qenka çlirue më 29 nandor. Dhe së dyti, i doli në mbrojtje gjuhës zyrtare që vendosën komunistët, ndërsa qortoi ashpër ata që nxisin shqipen të zhvillohet e lirë mbi thesarin e gjuhës së popullit.

Z. Rama gaboi randë. Dijetarëve ua caktoi kufijtë e mendimit …

M'inati të resë, më dektë djali

Përfaqësuesja dardane sod luan ndeshjen e parë me bekimin e FIFA-s. Apartheidi ndërkombtar ndaj gjysmës së kombit tonë ka nisë të marrë fund. Ky lajm duhet t’i gëzojë të gjithë shqiptarët.   Lajmi duhet të na gëzojë, ndonse s’asht krejt çka kemi dashtë. Po luan Kosova «me fusnotë». Pa simbolet e shtetit. Madje vetëm ndeshje miqsore. Por ky asht fillimi. Ngujimi që i ka përcjellë futbollistat tanë prej vitit 1990 ka zanë me u tretë.   Apo ndoshta ti don me e çue kët punë edhe ma larg dhe me u ankue se po na bahen ndahet kombi në gjysmë. «Një komb, …

Nuk jemi shkatërrimtarë, duam lirinë

I dashur Redaktor! Këto ditë botuat një vështrim nga Ilir Mborja, i cili mbronte dialektin standard të shqipes, duke damkosur ata që kërkojnë ndryshime si shkatërrimtarë të kombit. Ndërsa nuk arrin t’i arsyetojë qëndrimet e veta, autori i shkrimit u sulet me fyerje e urrejtje bashkëkombësve që mendojnë ndryshe nga ai. Duke pasur mirëkuptim për punën e vështirë që

bëni, nuk mëtoj ta fajësoj redaksinë pse botoi një turrë rreshtash të zhytur në polemikë poshtëruese. Por uroj që “Shekulli” t’u kumtojë lexuesve se shkrimi i z. Mborja ka prekur sedrën e atdhetarëve.

Z. Mborja pandeh mes tjerash se gjuhëtarët shqiptarë …

Të dua

Zgjodha kët fjalë si shembull për nji çashtje shum ma të gjanë në drejtshkrimin e shqipes. «Dua» përban togzanorëshin -ue/-ua (dikur: -uo), që e hasim në shum fjalës të gjuhës sonë – mes tjerash, n’emna si «ftue/ftua», mbiemna si «i/e huej/huaj» e folje si «shkruej/shkruaj».

Nga dy trajtat dialektore, «dua» asht ma e përshtatshme për nji varg arsyesh historike e praktike:

(1) «Dua» asht afër trajtës së përbashkët historike «duo». Tingujt /a/ dhe /o/ shpesh i kanë zanë vendin njani-tjetrit në gjuhën shqipe. (Megjithate, i njejti argument qëndron edhe për trajtën gege, «due».)

(2) «Dua» ndigjohet edhe në të folme …