Nji Komb, Nji Gjuhë

Dallas, Texas — Në kryeveprën Shqipëria: Ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë, Sami Frashëri shprehte vegimin e tij për t’ardhmen e vendit tue u mbështetë në njohunitë për të kaluemen e ndritun të kombit tonë. Tek parapëlqente që Shqipnia të bahej republikë, rilindasi ynë parahedhte, në vend të mbretit, nji pleqësi 15 «misesh», simbas parive t’Epirit të lashtë.

Fati deshti që Shqipnia, mbas Luftës së Dytë Botnore, të kishte në krye nji trup shumantarësh. Por, asht fort larg mendësh që ndërtuesit e rendit të ri të kenë jetsue porosinë e mendimtarit të madh të kombit. Në vend se ta …